GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i 6 turqve në Athinë, 10 të arrestuar në Stamboll e Izmir

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i 6 turqve në Athinë, 10 të arrestuar në Stamboll e Izmir
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mediat turke dominon lajmi për arrestimin e dhjetë turqve, anëtarë të bandës kriminale “Daltons” të Baris Boyun – mafiozit turk që dyshohet se ndodhet në Itali – dhe që dyshohet se po përgatisnin hakmarrje për vrasjen e gjashtë bashkatdhetarëve të tyre në Lutsa, para pak ditësh.

Arrestimet u kryen gjatë bastisjeve të policisë në shtëpi në Stamboll dhe Izmir, ndërsa në mesin e të dyshuarve të arrestuar janë dy gra.

“Ekzekutimi i 6 turqve në makinë në Athinë. Operacioni kundër organizatës kriminale të Baris Boyoun. 10 arrestime”, titullohet një botim i gazetës Sabah, i cili i referohet operacionit të Divizionit të Krimit të Organizuar të Departamentit të Policisë së Stambollit, i cili parandaloi një akt hakmarrjeje në tokën turke.

“Gjashtë turq u vranë në një përleshje bandash pranë Athinës, kryeqytetit të Greqisë. U konstatua se të vdekurit ishin anëtarë të organizatës kriminale të Baris Boyoun. Pas ngjarjes, organizata kriminale po përgatiste një aksion në Stamboll si hakmarrje”, raporton TV 24.

“Operacioni “hakmarrja” për ekzekutimin e 6 turqve. Bastisja kundër organizatës kriminale Baris Boyoun: 10 persona të arrestuar” është titulli i një botimi në gazetën ‘Milliyet’.

‘6 nga njerëzit e Baris Boyoun u ekzekutuan në Greqi. Banda u zotua për hakmarrje. Por 10 anëtarë të organizatës kriminale u arrestuan gjatë operacioneve në Stamboll dhe Izmir”, raporton gazeta Takvim .

“Ekipet e Divizionit të Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Stambollit kanë nisur punën për identifikimin dhe deshifrimin e organizatave kriminale që veprojnë në qytet. Nga hetimet u bë e qartë gjithashtu se 6 turqit që u vranë në periferi të Artemis në Athinë më 11 shtator, ishin anëtarë të organizatës kriminale të Baris Boyoun.

Etiketa: arrestohen 10 turqekzekutimet ne Athine

Lajme të lidhura

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Para
Ilir Daja: Pavarësisht humbjes  ne bëmë një paraqitje dinjitoze

Ilir Daja: Pavarësisht humbjes ne bëmë një paraqitje dinjitoze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë
Horoskopi

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26

Dashi Ngadalësoni dhe mbani një qasje më të rezervuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që përfshijnë dashurinë dhe bukurinë....

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com