Zbardhen detaje nga dosja hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku u qëllua me armë ndaj efektivit të Policisë Edlir Alleshi, i cili mbeti i plagosur me dy plumba.
Autori dyshuar është identifikuar rreth 2 orë pasi shkrepi pistoletën ndaj punonjësit të Policisë, që iu vu në ndjekje për shkak të dyshimeve që i lindën.
Ikni ore më lini rehat”, me këto fjalë i është drejtuar patrullës së Shqiponjave Klerent Bozhanaj, e më pas është larguar me vrap për ti shpëtuar bluve.
Sipas raportimeve, që i referohen dosjes hetimore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:57 në lulishten e kompleksit ‘Xhura’.
Në këtë zonë po patrullonin efektivët e forcave “Shqiponja”, Edlir Alleshi, Tedi Kodashi, Sokol Mullaj, dhe Ardian Shukullari.
Në dosje thuhet se në total janë sekuestruar 5 gëzhoja, 2 prej predhave janë të papërcaktuara pasi janë të dëmtuara. Sipas kqyrjes së vendit të ngjarjes 3 gëzhoja janë gjetur në lulishten e kompleksit “Xhura”, ndersa dy të tjera në hyrjen e pallatit ku autori u fut për ti shpëtuar policisë, aty ku edhe u plagos Alleshi.
Referuar dosjes hetimore, sipas Faxnews, në deklarimet e tyre efektivët e policisë që ishin me shërbim, kanë dhënë deklarime të njëjta përsa i përket dinamikës së ngjarjes. Përpara oficerit të policisë gjyqësore ata kanë deklaruar se: “Rreth orës 18:50, kanë qënë duke patrulluar në pallatet e kompleksit “Xhura”, në momentin që kanë kaluar në një rrugicë në brendësi të pallatit ku ndodhet një lulishte, motori me punonjësit e policise Sokol Mullaj dhe Ardion Shukollari kanë shkuar në fund ku ndodheshin dy persona me qëllim për ti vëzhguar nga afër ndërsa Tedi Koldashi dhe Edlir Alleshi pasi kanë kaluar panë një person që po qëndronte në këmbe në lulishte duke pire cigare, të cilin pasi e kanë kaluar kanë vënë re se po i largohej prezencës së policisë.
Pasi ka vërejtur lëvizjen e tij kanë vendosur ta pyesin duke ju prezantuar në mënyrë të qartë që ishin punonjës policie, por kanë marre marrë një përgjigje arrogante prej ketij personi, i cili ju ka thënë “ik me lini rehat”. Në këto kushte punonjësit e policisë kanë ndaluar motorin për të kryer një verifikim në lidhje me këtë shtetas, por ky person u largua me vrap duke hyrë në shkallët e pallatit. Pas largimit me vrap nga qytetari punonjësi i policisë Edlir Alleshi ju vu nga pas duke e ndjekur nëpër shkallë, ndërsa të njëjtin veprim ka ndjekur edhe Ted Koldashi.
Pasi ka kryer disa metra është njoftuar nga kolegu i tij shtetasi Edlir Alleshi i cili i ka treguar se personi që ishin duke ndjekur ishte i armatosur. Gjatë ndjekjes nëpër shkallë të personit që po ndiqnin janë qëlluar me armë zjarri nga sipër po nga ky person.
Të ndodhur në këto kushte punonjësit e Policisë janë kthyer pas për tu siguruar si dhe për të bllokuar hyrjen e pallatit. Në momentin që kanë dalë në hyrje të pallatit Ted Koldashi ka shkuar te lokali duke njoftuar klientët të largoheshin pasi kishte të shtëna me armë zjarri.
Gjatë kohës që ndodheshin para hyrjes së pallatit kolegu i vetë Edlir Alleshi i ka treguar se ishte plagosur, dhe menjëhere ka marrë kolegun bashkë edhe me dy kolegët e tjerë të cilët ishin afruar e kanë futur në makinen e shtetasit Altin Xhura dhe e kanë nisur për në Spital me qëllim “dhënien e ndihmës mjeksore”
Ndërsa autori është identifikuar nga shtetasi Bojken Ajazi. Ajazi me profesion berber është shprehur se rreth orës 11:30 autori ka shkuar me djalin e tij të mitur në berberahnen e tij ku është qethur. Pasi atij i janë treguar pamjet filmike, ai e ka identifikuar autorin si Keli, që sapo kishte ardhur nga Italia.
Ndërsa vëllai i autorit përpara hetuesve ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar nga nëna e tij, e cila e ka lajmëruar se ka ardhur policia në banesë dhe se duhet të shkonte atje. Referuar hetimeve mësohet se pas plagosjes polici është dërguar në spital nga dy kolegë të tij dhe shtetasi Altin Durma, pronar i një lokali, ku ndodhi dhe ngjarja.
Ne ambientet e spitalit të Traumës janë marrë faktorët plotësues të punonjësit të policisë të plagosur shtetasit Edlir Alleshi, si dhe jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale uniforma e punës te demtuarit ku tek jeleku, bluzja si dhe kanatierja e tij ka nje vrime hyrese tejshpuese në dukje e shkaktuar nga armë zjarri.
Përreth vrimave të teshave verehen prania e njollavë të kuqe te ngjashme me ato të gjakut, këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiali dhe u përpiluan vendimet përkatëse të cilat u dërguan për kryerjen e ekspertimeve. Në ambientet e Drejtorisë vendore të Policisë Tiranë është bërë sekuestrimi i armës së shërbimit së bashku me 12 fishekë 9 mm luftarake të punonjësit të Policisë Edlir Alleshi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ku u përpiluan edhe vendimet për ekspertim përkatës. Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë marrë faktorët plotësues të punonjësve Ted Koladashi, Sokol Mullaj dhe Ardion Shukullari për të cilat janë përpiluar vendimet përkatëse dhe janë dërguar për kryerjen e ekspertimeve.
Në vendin e ngjarjes në katin e gjatë të pallatit nr. 50 ku ka ndodhur ngjarja është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Vitri Bozhanaj me dyshimin se në këtë banesë fshihej autori i ngjarjes shtetasi Klerent Bozhanaj. Gjatë kontrollit në ambjetet e banesës shtetasi Klerent Bozhanaj nuk u gjet në banesë por vetëm familjarët e tij dhe nga kontrolli i ushtruar nuk u gjetën sende të kundraligjshme, por sende apo dokumenta personale që kanë të bëjnë me shtetasin Klered Bozhanaj. Nga ky kontroll janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumenta personale të lëshuara nga autoritetet Italiane, kartë identiteti, kartë shëndetësore, leje qëndrimi, dy fotografi, një aparat celular i cili së bashku me vendimin tekniko-kompjuterik u dërgua për ekzaminime të mëtejshme në Laboratorin e Policisë Shkencore.
Discussion about this post