GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbajtën peng 23 emigrantë në këmbim të 10 mijë eurove, arrestohen (VIDEO+Emrat)

16:16 - 22/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbajtën peng 23 emigrantë në këmbim të 10 mijë eurove, arrestohen (VIDEO+Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Korçës arrestoi 3 persona, të cilët dyshohet se kanë mbajtur peng 23 emigrantë të paligjshëm, duke iu kërkuar 10 mijë euro në këmbim të lirimit.

Të arrestuarit janë shtetasit Kristiano Ajasllari, Adri Levendi dhe Esli Levendi, përkatësisht 38, 24 dhe 23 vjeç.

“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se në fshatin Bregas, Maliq, disa shtetas po mbanin në një banesë të braktisur emigrantë të paligjshëm pa vullnetin e tyre, organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e banesës në këtë fshat. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient u gjetën 23 emigrantë të paligjshëm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre kishin transportuar shtetasit e huaj me një automjet tip furgon dhe më pas i kishin fshehur ata tek banesa e braktisur, ku nëpërmjet kërcënimit ju kishin vjedhur celularët e tyre. Në këmbim të lirisë së tyre autorët ju kishin kërkuar emigrantëve 10.000 euro”, njoftoi Policia.

Njoftimi i Policisë

DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 21”.

Transportuan kundrejt fitimit, 23 emigrantë të paligjshëm të cilët i vodhën me dhunë dhe më pas i mbajtën në një banesë të braktisur duke ju hequr lirinë në këmbim të 10 000 eurove, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Gjatë ndjekjes një prej të arrestuarve nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ndërsa tjetri posedonte shkop metalik në automjet.

Sekuestrohen 3 automjete, 3 aparate celulare, shkopi metalik, sasi në euro dhe lekë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë në bashkëpunim me DVKM Korçë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 21”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. A., 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq;

-A. L., 24 vjeç, banues në Vlorë;

-E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se në fshatin Bregas, Maliq, disa shtetas po mbanin në një banesë të braktisur emigrantë të paligjshëm pa vullnetin e tyre, organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e banesës në këtë fshat. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient u gjetën 23 emigrantë të paligjshëm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre kishin transportuar shtetasit e huaj me një automjet tip furgon dhe më pas i kishin fshehur ata tek banesa e braktisur, ku nëpërmjet kërcënimit ju kishin vjedhur celularët e tyre. Në këmbim të lirisë së tyre autorët ju kishin kërkuar emigrantëve 10.000 euro.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e shtetasve K. A. dhe A. L., të cilët u konstatuan në fshatin Bregas, me automjetin tip furgon me të cilin kishin transportuar 23 emigrantët me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE-së. Shtetasi A. L., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjithashtu shërbimet e Policisë kapën edhe shtetasin E. L., i cili po lëvizte me një automjet tip “Audi”, gjatë kontrollit të të cilit u gjet një shkop metalik i ngjashëm me atë të policisë.

Në kuadër të këtij operacioni në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, 3 aparate celulare, 1 shkop metalik dhe sasi në lekë dhe euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimeEmigrantëKryesore1Policia e Korces

Lajme të lidhura

Sulmet e Ramës për gjyqësorin, reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë
Aktualitet

Sulmet e Ramës për gjyqësorin, reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë

09:48 - 04/02/26
Rama akuzon gjyqtarët: Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë
Aktualitet

Rama akuzon gjyqtarët: Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë

09:18 - 04/02/26
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

09:00 - 04/02/26
Para
Zbardhet dëshmia e babait të Klered Bozhanaj: Mendonte se të gjithë e…

Zbardhet dëshmia e babait të Klered Bozhanaj: Mendonte se të gjithë e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmet e Ramës për gjyqësorin, reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë
Aktualitet

Sulmet e Ramës për gjyqësorin, reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë

09:48 - 04/02/26

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Lexo më shumë
Rama akuzon gjyqtarët: Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë

Rama akuzon gjyqtarët: Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë

09:18 - 04/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

09:00 - 04/02/26
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

09:00 - 04/02/26
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon

08:15 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com