Tajvani ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së rasteve me Covid-19. Vendi ka raportuar 281 raste dhe 6 viktima në 24 orë. Numri më i madh i rasteve të reja u regjistruan në Taipei (155), ndërsa 49 në qytete të tjera.
Dy raste u raportuan në Taitung që do të thotë se koronavirusi është përhapur në çdo qark të Tajvanit. Vendi është në fazën e tretë të gjendjes së jashtëzakonshme.
Në bazë të urdhrit të qeverisë shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit dhe ceremonitë e diplomimit do të anulohen ose do të zhvillohen online.