GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reagimi i demokratit: Në Kukës humbi Berisha, nuk fitoi PS

12:00 - 25/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta në selinë blu, takohet me Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arif Rexhmati, drejtues i degës së PD-së në Kukës, ka reaguar pas humbjes së kandidatit Emri Vata, i cili mbështetej nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak.

Rexhmati shprehet se në 24 shtator nuk fitoi PS në Kukës por humbi Berisha e Meta.

“Në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë, alibirat për “armiq” imagjinarë, për fajtorë të paqenë dhe “hileqarë” që nuk ekzistojnë morën në qafë demokratët, njerezit e thjeshtë , minuan përfundimisht demokracinë dhe forcuan regjimin e Ramës.

Kukësit, pazarxhinjtë e “djathtë” tëTiranës, i vendosën “traun e dytë” të oligarkëve të Ramës.

Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF” , në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste,  të korruptuar  të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale”, shkruan Rexhmati.

Ky i fundit ishte një nga kandidatët që mund të garonte për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit, por u tërhoq nga kandidimi, pasi nuk gjeti mbështetetjen e grupimit të drejtuar nga Sali Berisha. Rexhmati është një nga drejtuesit e degëve të PD-së që është pozicionuar në krah të Lulzim Bashës, i cili bashkë me PD-në zyrtare nuk morën pjesë në zgjedhje.

Postimi nga Arif Rexhmati

Në Kukës nuk fitoi PS, humbi Berisha dhe Meta për herë te dytë !

Kukësi, bastion i së djathtës, i persekucionit  komunist dhe jo vetëm, u la ne dorë të së majtës prej pseudo “të djathtëve” dhe nuk u fitua nga e majta.

PD dhe strukturat e saj ne Kukës , në misionin fisnik të përbashkimit dhe jo të përçarjes së opozitës, ndonëse pranoi etiketime të pabaza,  nuk nxori kandidat  që të mos ndante votat e kandidatit të BF, ja la të gjithë komisionerët , të gjithë numëruesit , KZAZ, GNV, QV  … për një shans të dytë… fitoren ndaj rilindjes.

Në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë, alibirat për “armiq” imagjinarë, për fajtorë të paqenë dhe “hileqarë” që nuk ekzistojnë morën në qafë demokratët, njerezit e thjeshtë , minuan përfundimisht demokracinë dhe forcuan regjimin e Ramës.

Kukësit, pazarxhinjtë e “djathtë” tëTiranës, i vendosën “traun e dytë” të oligarkëve të Ramës.

Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF” , në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste,  të korruptuar  të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale.

Në Kukës , nuk kishte fushatë bindëse, nuk kishte alternativë qeverisëse, nuk kishte program të mirëfilltë për një qeverisje lokale, nuk kishte përballje me kundërshtarin politik me fakte për korrupsionin dhe keqqeverisjen  e rilindjes , nuk pati takime të mjaftueshme në  përcjelljen e mesazheve bindëse për votuesin.

Me Kukësin dhe kuksianët janë bërë mjaft eksperimente politike nga kafenetë dhe zyrat   në Tiranë , apo te Foltores  në Kukës nga disa manipulatorë te cilët e kanë parë Kukësin si “bahçe” votash dhe mbështetjeje për karrierë dhe pazare në kurriz te demokratëve…

Durova, durova sa nuk duron njeri as Perëndi… thoshte Kuteli

Ndaj boll më!

Demokratët duan përgjigje , pse u tallët me ta, ku është diferenca 5000 vota  më shumë se rilindja, të fituara në v. 2021 në Kukës ? Çfarë prodhuan në favor të kandidatit ata që erdhën si “shpëtimtarë” , me pompozitet dhe takime deputetësh  që nuk kanë asnjë lidhje me Kukësin?  Disa prej tyre vinin për herë të parë në Kukës si turistë,  e disa të tjerë  janë të urryer nga demokratët per neperkembjen e besimit te marre nga  votuesit  kuksiane.

Parimet janë më të rëndësishme se “flamujt” e interesave tuaja të servirur si kauza …

Përse këta “dashamirës” të kuksianëve që paskan ardhur për “t’i kthyer dinjitetin Kukësit”, nuk dëgjuan zërin e demokratëve për një kandidat rezident  përbashkues dhe fitues, por zgjodhën modelin e kandidatit të imponuar …?

Boll heshtëm për hatër të kauzës; se po e dëmtojmë rënde atë. Duke heshtur dhe mos drejtuar gishtin tek fajtorët e humbjes, duhet të pranojmë se po dëmtojmë akoma më shumë PD-në dhe shpresën për të shpëtuar nga kthetrat e regjimit të Edi  Ramës.

Për mua fajtorët janë në Tiranë, të djathtët në Kukës janë viktimë e pazareve për interesa personale të Berishës dhe Metës&co.

Koha për të bashkuar demokratët, antikomunistët, të djathtët e vërtetë larg atyre që idealet e demokracisë i shkelmojnë ashtu si shkelmuan dyert e shtëpisë sonë të përbashkët.

Koha për ta thënë qartë dhe prerë, boll më  mbetjeve korruptive,  komuniste dhe kriminale!

Kukësin e duan më shumë kuksianët!

Etiketa: berishaKukesmetaRexhmati

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Sarrazin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë

Sarrazin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com