GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas vendimit të GJKKO për Kokën e Bllakon, Tabaku: Një hap i vogël, ja ç’presim…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Rreziqet nga ‘Pasaportat e arta’ dëmtojnë ekonominë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jorida Tabaku, deputete e PD-së, ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO-së për dënimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako përsa i takon aferës së inceneratorit të Fierit.

Koka dhe Bllako, të cilët përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, do të vuajnë 6.8 dhe 2.8 vite burg.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Tabaku thekson se për 6 vite me radhë Partia Demokratike ka demaskuar pa asnjë kompleks skemën korruptive që ka kapur nivelet më të larta të qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.

Deputetja e PD shkruan se ky është një hap i vogël që zbulon një pjesë të përgjegjësie për aferën 430 milion euro të inceneratorëve.

“Vendimi i sotëm i GJKKO në lidhje me të akuzuarit për aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit është një hap pozitiv i drejtësisë. Një vulë vërtetësie se akuzat e PD nuk kanë qenë “shpifje” sikundër akuzoheshim shpesh kur flitej për inceneratorët.

Për gjashtë vite me radhë afera e inceneratorëve është denoncuar dhe faktuar nga Partia Demokratike si një aferë korruptive që ka shndërruar shtetin në bankën personale të tre individëve që me duar në xhepa fituan 430 milion euro kontrata.

Për gjashtë vite me radhë Partia Demokratike ka demaskuar pa asnjë kompleks skemën korruptive që ka kapur nivelet më të larta të qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.

Ky është një hap i vogël që zbulon një pjesë të përgjegjësië për aferën 430 milion euro të inceneratorëve. Por, është një vendim që duhet të pasohet me hetimin e mëtejshëm dhe të thelluar ndaj personave të tjerë sidomos në inceneratorin e Tiranës.

Përgjegjësia e këtyre personave afërmendsh që është edhe politike. Mazhoranca socialiste i ka vendosur gjoksin mbrojtjes së kësaj afere duke u njehsuar me të që nga hapja e fushatës në Inceneratorin e Elbasanit në 2021 e deri tek avokatia publike e politike ne Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Sido dhe sado u përpoq të pengonte të vërtetën, shqiptarët e kuptuan qartë korrupsionin politik që tashmë është kthyer në sistem.

Mund të kishim pasur vendime më të forta, mund të mos kishim preferuar gjykimin e shkurtuar por sot rëndësi ka mesazhi, pandëshkueshmëria po merr fund.

SPAK, një investim i Partisë Demokratike në Reformën e Madhe në Drejtësi, ka nisur të japë frytet e para për të çliruar politikën nga kthetrat e pandëshkueshmërisë dhe hipokrizisë  të pseudo-barazisë para ligjit.

Tanimë që godina e shëmtuar e pandëshkueshmërisë po goditet, qytetarët presin vullnet politik në luftën kundër korrupsionit! Shqipëria ka nevojë për një dritë shprese në tunelin e errësirës që ndodhet. Ka nevojë për një mesazh se gjërat mund e duhet të bëhen ndryshe”, shkruan Tabaku.

Etiketa: inceneratorKryesore1SpakTabaku

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Para
A negociuan ndërkombëtarët me terroristët serbë? Dyshimet që ngre Trajkoviq

A negociuan ndërkombëtarët me terroristët serbë? Dyshimet që ngre Trajkoviq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com