GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A negociuan ndërkombëtarët me terroristët serbë? Dyshimet që ngre Trajkoviq

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
A negociuan ndërkombëtarët me terroristët serbë? Dyshimet që ngre Trajkoviq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dyshime të forta janë hedhur nga Rada Trajkoviq, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, sipas të cilës grupi i armatosur serb ka dalë nga Kosova pasi dikush ka negociuar me ta. Madje Trajkoviq thekson se ka shumë gjasa që përfaqësuesit ndërkombëtarë në thelb kanë ndihmuar në nxjerrjen e njerëzve që ishin të vendosur të luftonin deri në fund.

Duke komentuar sulmet e formacioneve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, Trajkoviq, e cila është edhe këshilltare e ministrit për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, shprehet se në veri po zhvillohet “një luftë e pamëshirshme”.

Trajkoviq, ka shtuar Beogradi nuk ishte i befasuar nga konflikti i 24 shtatorit, që ndodhi në fshatin Banjskë, të Zveçanit (mes policisë dhe formacionit kriminal).

Këshilltarja në Qeverinë e Kosovës ka theksuar se dikush ka negociuar për të nxjerrë atë formacion kriminal prej Kosovës.

“…Është mirë që dikush negocioi dhe punoi për ta nxjerrë atë grup nga Kosova”, ka thënë ajo për “N1“.

Sipas saj, “përgatitja e policisë së Kosovës është në nivel të lartë, si mendoni se do të dukej Serbia sot po të kishim 30 serbë të vrarë, në anën tjetër shqiptarë të vrarë. “Çfarë do të ishte kjo?” pyeti ajo.

Sipas saj, pjesëtarët e policisë së Kosovës sigurisht që nuk do të punonin në një plan për nxjerrjen e njerëzve që vranë kolegun e tyre.

“Ata mund të jenë vetëm në Serbinë qendrore dhe të merren nga autoritetet e sigurisë – BIA, policia, gjyqësori, në mënyrë që të kryhen procedura që do t’i thërrasin këta njerëz në përgjegjësi”, ka thënë Trajkoviq, duke theksuar se shteti përgjegjës duhet të përcaktojë kush qëndron pas tyre.

Trajkoviq ka thënë se në veri të Kosovës po zhvillohet një “luftë e pamëshirshme” dhe se Beogradi nuk ishte i befasuar nga sulmi i së dielës, por e pa se “aksioni nuk ishte i përgatitur sa duhet dhe se do t’i shkaktonte një goditje të madhe Beogradit”.

“Prandaj kishte heshtje, prandaj të gjithë hoqën dorë nga serbët nga Kosova, fjalë për fjalë i lanë të vetëm”, citohet të ketë thënë Trajkoviq për ngjarjet në veri të Kosovës në fshatin Banjskë.

“Sot kemi tre serbë të vrarë, ka zëra për më shumë, kam informacione që thonë se ka më shumë”, citohet të ketë thënë më tej ajo.

Etiketa: Kryesore1nderkombetaretRadaserbetterroristet

Lajme të lidhura

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë
Aktualitet

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë

22:36 - 14/08/26
“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!
Aktualitet

“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

22:17 - 14/08/26
Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore
Aktualitet

Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

22:02 - 14/08/26
Para
5000+/ Emri Vata: Rezultati i deformuar, duhet lexuar me kujdes

5000+/ Emri Vata: Rezultati i deformuar, duhet lexuar me kujdes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë
Aktualitet

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë

22:36 - 14/08/26

Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 15-tën ditë radhazi protestat kundër reformës territoriale, duke kërkuar që qyteti të ruajë...

Lexo më shumë
“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

22:17 - 14/08/26
Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

22:02 - 14/08/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:49 - 14/08/26
I riu nga Kryeministria: ‘Struktura’ e Ramës i ngjan një grataçele të prishur, ne do ta shembim!

I riu nga Kryeministria: ‘Struktura’ e Ramës i ngjan një grataçele të prishur, ne do ta shembim!

21:43 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com