GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Refuzohet kërkesa e rrallë e Gilmando Danit: “Më ulni 500 ditë burg”

16:34 - 25/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Refuzohet kërkesa e rrallë e Gilmando Danit: “Më ulni 500 ditë burg”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i dënuar së bashku me të për pjesëmarrje në grup kriminal dhe “gjobëvënie”, i ka drejtuar një kërkesë të rrallë Gjykatës së Durrësit.

Nga burgu i Rrogozhinës, ku është transferuar prej Marsit 2022, Dani kërkoi t’i ulen plot 500 ditë dënimi, bazuar në ligjin “Për të drejtat dhe trajnimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Sipas këtij ligji, të dënuar e me burg mund t’u ulen deri në 90 ditë dënimi në vit, në rast se plotësojnë disa kritere, përfshirë sjelljen e mirë, punësimin në ambientet e burgut dhe rehabilitimin.

Gilmando Dani është arrestuar në Prill të vitit 2016, në bazë të një hetimi të kryer nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda.

Ai është dënuar me 12 vjet burgim për “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, nëpërmjet vendimit nr. 122, datë 13 nëntor 2018, ndër të tjera, ka vendosur: “Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilmando Dani, për kryerjen e veprës penale “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja dhe Jani Zaka, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe e dënon atë me 12 vjet burgim”.

Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në 3 dhjetor 2021. Dani ka pretenduar se nuk ka përfituar asnjë ditë ulje dënimi që prej momentit që është arrestuar e deri në vitin 2021. Për këtë arsye, i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me kërkesën për “ulje dënimi për 500 ditë, për periudhën (nga data 17.04.2016 deri në datën 03.12.2021), periudhë dënimi që nuk ka marrë ulje”.

Referuar dinamikës së dënimit, përfshirë edhe periudhën e paraburgimit, Gilmando Danit i kanë mbetur edhe diçka më shumë se 3 vjet për të vuajtur në burg. Një ulje e mundshme dënimi prej 500 ditësh do e dërgonte rastin e tij në limitet e një kërkese të re për “lirim të parakohshëm” me kusht. Por, plani i tij nuk shkoi siç duhet. Në 13 Shtator 2023, kërkesa e tij është refuzuar nga gjykata e Durrësit, e cila nuk i ka hyrë pretendimeve konkrete të Danit.

Gjykata ka konstatuar se e njëjta kërkesë, me të njëjtin objekt, ishte rrëzuar nga Gjykata e Kavajës vetëm 5 muaj më parë, në 23 Mars 2023 nga Gjykata e Kavajës. Për këtë arsye, gjyqtari i Durrësit e ka konsideruar kërkesën e Gilmando Danit të papranueshme.

Përse u rrëzua në Gjykatën e Kavajës?

Në fund të marsit të këtij viti, saktësisht dy ditë para se Gjykata e Kavajës të shkrihej dhe të integrohej në atë të Durrësit, u mor në shqyrtim kërkesa e parë e Gilmando Danit për “ulje dënimi 500-ditore”.

Gjykata, pasi ka vlerësuar provat dhe rrethanat, ka arritur në përfundimin se Dani nuk mund të përfitonte uljen e dënimit të kërkuar.

Gjykata vlerësoi se deri në dhënien e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë (në nëntor 2021), kërkuesi ka pasur statusin e personit nën hetim apo të pandehurit dhe paraburgimi i kryer prej tij ka qenë për efekt të ekzistencës së nevojave të sigurimit.

Sipas gjykatës, paraburgimi nuk është dënim sepse nuk jepet me vendimin përfundimtar të gjykatës, por me vendim të veçantë, konkretisht me vendim të ndërmjetëm gjyqësor, i cili merret ose gjatë fazës së hetimeve paraprake ose gjatë gjykimit të çështjes. Paraburgimi është masë sigurimi me karakter procedural dhe si e tillë ka kritere krejt të ndryshme caktimi në raport me dënimin penal.

Gjykata e Kavajës vlerësoi në vendimin e saj se i dënuari Gilmando Dani, nuk plotëson kushtet formale për të përfituar nga ulja e dënimit. Sipas gjykatës, “në periudhën objekt shqyrtimi ai nuk rezulton të ketë fituar statusin e “të dënuarit” me vendim gjyqësor penal të formës së prerë të gjykatave shqiptare”.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Gilmando Dani

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Nga raketa hedhës te eksplozivi, ja çfarë u sekuestrua në Zveçan (FOTO)

Nga raketa hedhës te eksplozivi, ja çfarë u sekuestrua në Zveçan (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore, i...

Lexo më shumë
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com