GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dënimet për Kokën e Bllakon, VOA: Dosja e inceneratorit të Tiranës ende e hapur

17:25 - 25/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënimet për Kokën e Bllakon, VOA: Dosja e inceneratorit të Tiranës ende e hapur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme dha sot vendimin për 21 të pandehurit e përfshirë në rastin e inceneratorit të Fierit.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa ish deputeti socialist Alqi Bllako me 2 vjet e 8 muaj. Dënimi më i rëndë, me 8 vjet burgim, u dha për sipërmarrësin Klodian Zoto, ndaj të cilit rëndonin të paktën 6 akuza.

Vendimi i sotëm i gjykatës, është i pari për rastin e inceneratorëve, ku ka tre hetime të veçanta për secilin nga projektet e vëna në jetë në tre qytete të ndryshme të vednit. Ndërsa për Elbasanin vendimi pritet pas dy javësh, sot ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u gjet fajtor për tre akuzat e ngritura ndaj tij për rastin e Fierit, nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Korrupsioni” apo dhe “Pastrimi i parave. Ashtu sic ishte kërkuar nga Prokuroria, Gjykata e Posaçme e dënoi atë me 10 vite burg, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar, i zbatuar për të gjithë të pandehurit, reduktohen në 6 vjet e 8 muaj burgim.

Ish deputeti socialist Alqi Bllako, i akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion”, në dy raste, përfitoi jo vetëm nga ulja me një të tretën, por dhe për shkak të rikualifikimit të akuzës, ku ai nuk konsiderohet funksionar i lartë publik, por nëpunës publik. Përfundimisht dënimi me 4 vjet u konvertua në 2 vjet e 8 muaj burgim.

Me 6 akuza mbi shpinë, nga korrupsioni në disa raste dhe forma, të mashtrimi, pastrimi i parave apo krjimi i skemave mashtruese sipërmarrësi Klodian Zoto, i përfshirë dhe në rastin e Elbasanit, u dënua me 8 vjet burgim, pasi ju zbritën 4 vite dënim për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dënime të larta u dhanë dhe për Loran Dushën, administrator i inceneratorit të Fierit dhe Arbër Denizin, administrator i kompanisë private PIVOT-04, i përfshirë në pastrim parashë, sipas hetimit. Për të dy vendimi është për 4 vjet e 8 muaj burgim.

Do të vuajnë dënimin me 2 vjet burg, 3 anëtarë të komisionit të dhënies së koncensionit, ndërsa 4 të pandehurve të tjerë, dënimi me burg iu konvertua në shërbim prove.

Gjykata i dha ndërkohë pafajësinë Arben Dervishajt, mbikëqyrës i punimeve të inceneratorit, Arjola Kodrës, ish administratore e inceneratorit të Tiranës, dhe po ashtu administratorit të një kompanie private.

Afera e inceneratori konsiderohet si një ndër rastet më të mëdha korruptive të zbuluara deri më tani, me përfshirjen e një numri të lartë zyrtarësh dhe ish zyrtarëve të nivele të ndryshme. Hetimet nxorrën në dritë dhe fije që çuan deri te ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është në arrati që prej muajit korrik.

Ndërkohë që për rastin e Tiranës, i vendosur pak kohë më parë në sekuestro, dosja vijon të jetë ende e hapur./Zeri i Amerikes/

Etiketa: incenerator tiranekokaKryesore1VOA

Lajme të lidhura

Korreshi ironizon Nikollën: Jam vetëshpallur kryetar, dua të heq…
Aktualitet

“Për çfarë t’i shkoj, për spiunllëk?!”, Korreshi tregon raportet me Berishën dhe përplasjet brenda PD

08:14 - 21/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve
Breaking Views

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti
Breaking Views

Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti

20:19 - 20/03/26
Para
Varroset heroi i kombit, Afrim Bunjaku

Varroset heroi i kombit, Afrim Bunjaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korreshi ironizon Nikollën: Jam vetëshpallur kryetar, dua të heq…
Aktualitet

“Për çfarë t’i shkoj, për spiunllëk?!”, Korreshi tregon raportet me Berishën dhe përplasjet brenda PD

08:14 - 21/03/26

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi foli për raportet e tij me kryetarin e selisë blu, Sali Berisha dhe debatin e brendshëm...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Mars 2026

07:34 - 21/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 21 Mars 2026

07:28 - 21/03/26
Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com