GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA dëgjon pretendimet përfundimtare për prokurorin Kujtim Luli

16:31 - 26/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA dëgjon pretendimet përfundimtare për prokurorin Kujtim Luli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori deklaroi se ndjehej i fyer nga konkluzioni i Komisionerit Publik Florian Ballhysa, i cili kërkoi shkarkim për deklarim të pamjaftueshëm apo mosdeklarim të kursimeve dhe të shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve ndërsa Luli kërkoi konfirmim në detyrë duke pretenduar se shpenzimet për jetesë nuk ka pse të deklarohen në ILDKPKI. Vendimi jepet më 6 tetor.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën pretendimet përfundimtare të palëve në çështjen e prokurorit Kujtim Luli dhe caktoi 6 tetorin si datë për shpalljen e vendimit në një proces në të cilin Komisioneri Publik Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin nga detyra të subjektit me argumentin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të kursimeve dhe të shpenzimeve ndërsa Luli kërkoi konfirmim duke pretenduar se interpretimi i ligjit nga ana e Ballhysës është i gabuar.

Luli ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi e ka nisur karrierën në vitin 1992 si prokuror ushtarak. Ai u konfirmua në detyrë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në dhjetor të vitit 2020 pasi doli në përfundimin se problemet e vërejtura në deklarimin periodik vjetor të pasurisë prej tij nuk përbënin shkak të mjaftueshëm për shkarkim. Por komisioneri publik e apeloi vendimin e konfirmimit duke argumentuar se një shumë prej 5 mijë dollarësh dhe 300 mijë lekësh të shpenzuara për arsimimin e fëmijëve në SHBA nuk ishte deklaruar prej subjektit në deklaratat periodike dhe se ai nuk mund të justifikonte me burime të ligjshme këto shpenzime.

Luli pretendoi se shpenzimet në fjalë kanë pasur për destinacion jetesën e fëmijëve gjatë shkollimit dhe për rrjedhojë, nuk mund të klasifikohen si “shpenzime për arsim” në kuptim të ligjit për deklarimin e pasurisë. Luli shtoi se shpenzimet në fjalë i ka mbuluar me kursimet e veta, por Ballhysa vuri në dukje mungesën e deklarimit të rregullt të kursimeve të mbajtura në shtëpi në deklaratat e tij vjetore të pasurisë.

Luli deklaroi se ai e kishte mbushur moshën e pensionit por se dëshironte të vijonte të kontribuonte në shërbimin e prokurorisë ndërsa deklaroi se ndjehej i fyer nga konkluzionet e Ballhysës: “Nga mënyra se si shprehet Komisioneri, është fyese dhe akuzuese dhe shpifëse,” deklaroi ai.

Më herët Luli pati akuzuar Ballhysën se gjendej në kushtet e konfliktit të interesit dhe se për këtë arsye, kërkesa e komisionerit për apelim duhej të rrëzohej duke u shpallur akt administrativ i pavlefshëm por KPA e rrëzoi këtë kërkesë si të pabazë.

Trupa gjykuese përbëhet nga Natasha Mulaj, kryetare, Sokol Çomo, relator, dhe Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë. /BIRN/

Etiketa: KPAKujtim LuliVetting

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
Po tentonte të vidhte makinën, arrestohet 49-vjeçari

Po tentonte të vidhte makinën, arrestohet 49-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com