GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga zhdukja e Malshit në Spanjë te plagosja…, kush është Fatbardhi, vëllai i 38-vjeçarit të vrarë në Sukth

11:28 - 27/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga zhdukja e Malshit në Spanjë te plagosja…, kush është Fatbardhi, vëllai i 38-vjeçarit të vrarë në Sukth
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatjon Dervishi, 38 vjeç, u ekzekutua rreth mesnatës teksa po kthehej në banesë. Ngjarja ndodhi në Sukth, ndërsa viktima në momentin kur është qëlluar me armë zjarri ndodhej në automjet bashkë me një shokun e tij.

Fatjon Dervishi është vëllai i Fatbardh Dervishit alias Doda. Fatbardh Dervishi aktualisht ndodhet në burg, ndërsa rezulton i kërkuar nga drejtësia spanjolle.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” për plagosjen e së dashurës.

Në ditët e para të vitit 2022, Fatbardh Dervishi plagosi të dashurën 23-vjeçare nga Durrësi në një dhomë hoteli teksa po festonin së bashku vitin e ri. Pas plagosjes në hotel 32-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Në atë kohë e plagosura e shfajësoi Dervishin duke deklaruar se ishte një ngjarje pa dashje, po në gjykatën e Durrësit vijon gjykimi ndaj tij për plagosje të lehtë.

Dervishi gjithashtu ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë, ku është dënuar për pastrim parash. Sipas informacioneve, ai dyshohet gjithashtu për zhdukjen e një personi në Spanjë. Sipas raportimeve, në vitin 2018 Fatbardh Dervishi dyshohet se ka zhdukur personin e identifikuar si Tauland Malshi.

Referuar ngjarjeve kriminale ku ëhstë përfshirë Fatbardh Dervishi, policia po heton pistat e hakmarrjes lidhur me vrasjen e vëllait të tij, Fatjonit. Gjithsesi kjo është një nga pistat, pasi hetimet janë shtrirë edhe në pista të tjera, përfshi këtu edhe aktivitetet që merrej viktima.

Referuar të dhënave, lidhur me vrasjen e Fatjon Dervishit janë shoqëruar nga policia 6 persona, ndërsa po kqyren kamerat e sigurisë, të cilat mund të zbardhin vendet ku ka lëvizur viktima, nëse autorët e dyshuar e kanë ndjekur, apo kanë pasur informacione lidhur me lëvizjet e tij.

Kontrolle të shumta janë ushtruar në të gjithë zonën përreth dhe në hyrje-daljet e autostradës. Në ndihmë të policisë së Durrësit kanë mbërritur edhe dy grupe të FNSH-së Tiranë.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë krim. Errësira në zonë nuk ka ndihmuar për të dhënë detaje që do të ndihmonin zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Etiketa: detajefartbardhiSukthVrasja

Lajme të lidhura

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh
Aktualitet

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren
Aktualitet

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Para
I dënuar për narkotikë, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë

I dënuar për narkotikë, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh
Aktualitet

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26

Dera e drunjtë e shtëpisë në Gryksh të Peqinit së familjes prej 4 anëtarësh që humbi jetën tragjikisht në Itali...

Lexo më shumë
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com