Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Pyllin e Pishporo në Fier.
Në vendin e ngjarjes janë 8 makina zjarrfikëse, ndërsa Prefekti Lefter Sheja ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri për të vendosur flakët nën kontroll.
Nga raportimet mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci, Divjaka, Lushnja, Vlora dhe 1 zjarrfikëse e kompanisë Albpetrol.
Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa flakët kanë përfshirë kurorën e pishave, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka.
Discussion about this post