Një ngjarje e rëndë po merr vëmendje në Greqi. Aktualisht po luhet ndeshja e kampionatit mes Olympiakos të Pireut dhe Aris të Selanikut.
Ajo që ka rënë në sy ka qenë një banderolë e madhe e tifozëve të Olympiakos në mbështetje të serbëve të vrarë në Kosovë.
Nuk kanë munguar edhe koret nga tribunat: “Kosova është Serbi”.
Edhe pas këtij provokimi të hapur ndeshje vijon të luhet normalisht çka përbën një skandal më vete duke gjetur mbështetje edhe nga zyrtarët dhe organizatorët e ndeshjes.
Një situatë e tillë vjen në kohën që në Kosovë u vra një polic në një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Discussion about this post