GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi pa garë, Veliaj i jep 190 MLN lekë ish-deputetit të PD-së

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi pa garë, Veliaj i jep 190 MLN lekë ish-deputetit të PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përsëritja e punimeve është një tjetër taktikë e Veliajt, përmes së cilës fiton shumë para vetëm për një projekt. Pak muaj më parë Gijitina.com tregoi se si Bashkia Tiranë zhvilloi një mega aferë për rikonstruktimin e terreneve sportive, ku ikën miliona lekë në shkelje të ligjit dhe asnjë masë nuk u mor.

Ndërkohë Veliaj ka hapur një tjetër tender abuziv me objekt “Mirëmbajtje e thellë në terrenet e jashtme sportive”. Tenderi po organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike Tiranë, që është në varësi të Erion Veliajt.

Për këtë tender janë lënë në dispozicion 197 milionë lekë. Kjo është një shumë e madhe për t’u investuar sepse godinat janë në proces rikonstruksioni dhe “mirëmbajtja e thellë” do të  zgjasë 90 ditë (3muaj). Për më tepër prokurimi ka shkelur çdo rregull.

Shohim që janë 3 operatorë që kanë paraqitur ofertat e tyre për këtë tender. Por, siç e ka zakon Veliaj, dy prej tyre janë përjashtuar në fazën e parë dhe mbeti e vlefshme vetëm dosja e firmës “Ulza shpk”, në pronësi të Ndue dhe Nikolin Shpani.

Në këto kushte firma e tyre me ofertë 190 milionë lekë, sa 90% e fondit limit, e mori si dhuratë këtë kontratë. Ky prokurim është shënuar me “red flag” nga monitoruesi Open Data Albania, sepse mbart risk të lartë korrupsioni të Lali Erit me fondin në dispozicion.

Sakaq vlen të përmendet se kemi të bëjmë me një tjetër rast ku për çështje parash e aferash të majtët dhe të djathtët bëhen bashkë. Kujtojmë se Ndue Shpani është ish- deputet demokrat.

Gjatë kohës që Ndue Shpani ishte deputet i Partisë Demokratike (2005-2009), të gjitha aksionet (100%) ai ia “shiti” të vëllait Nikolin Shpanit, për shumë e 100 milionë lekëve. Ndërkohë, disa vite më pas, Nikolin Shpani i dhuron të vëllait 70% të aksioneve që dikur i bleu me lekë.

Vlera e këtyre aksioneve në vitin 2017 ishte plot 450 milionë lekë të vjetra. Dhe kuptohet se e gjithë kjo lëvizje me shitje dhe dhurime është bërë sa për të shmangur konfliktin e interesit, meqenëse Ndue Shpani u bë deputet. Por, tani që nuk e ka më këtë status, Shpani ka rimarrë një pjesë të aksioneve dhe po vazhdon abuzimet i ndihmuar nga lidhjet politike të nëndheshme me Lali Erin.

Etiketa: deputetErion Veliajkryesore2tender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Shënoi në ‘San Siro’, Bajrami: Jemi të parët që mposhtëm Interin

Shënoi në ‘San Siro’, Bajrami: Jemi të parët që mposhtëm Interin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur
Breaking Views

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26

310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave më 13 tetor, sipas përditësimit të publikuar nga institucionet...

Lexo më shumë
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Rama miraton vendimin për shpërblimin për 2750 efektivët e policisë

Rama miraton vendimin për shpërblimin për 2750 efektivët e policisë

21:41 - 19/10/26
Shpërblimi 2500 euro për policët, protestuesit: Lekët ua paguajmë ne, jo Rama!

Shpërblimi 2500 euro për policët, protestuesit: Lekët ua paguajmë ne, jo Rama!

21:28 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com