GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Plumbi i Artë”, hotel “Zeusi” dhe 30 pasuri të Elvin Merlikës në sekuestro

14:00 - 28/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
“Plumbi i Artë”, hotel “Zeusi” dhe 30 pasuri të Elvin Merlikës në sekuestro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompleksi “Zeus Garden”, i pozicionuar shumë pranë aerportit të Rinasit, do të vijojë të qëndrojë nën sekuestro, përsa kohë që pronari i tij, Elvin Mërlika, i shpallur në kërkim, do të jetë në listën e të dyshuarve si i përfshirë në veprimet kriminale të zbërthyera gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.

Struktura hoteliere është pjesë e rreth 30 pasurive të ndryshme, përfshirë apartamente, troje e automjete të Merlikës dhe familjarëve të tij më të afërt.

Diçitura: Hotel “Zeus” në pronësi të Elvin Merlika

Këto u vendosën nën sekuestro në Shkurt të këtij viti, pasi i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, e përfshiu emrin e Elvin Merlikës nga Fushë-Kuqja si pjesë e grupit që do të siguronte mjetet për vrasjen e Indrit Dokles.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për bllokimin e pasurive të Merlikës ka kaluar “në heshtje” dhe të dhënat e saj u bënë publike së fundmi në një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e familjarëve të personit të dyshuar për heqjen e sekuestros.

Dyshimet e SPAK për Merlikën

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) po kryen hetime ndaj shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Emri i tij është pjesë e deklarimeve të dhëna nga “i penduari i drejtësisë”, Nuredin Dumani, falë rrëfimeve të të cilit u ndërmor operacioni “Plumbi i Artë”.

Dumani, në deklarimet e tij para prokurorëve, ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Endrit Doklen, “punë” për të cilën i janë ofruar 500 mijë euro, ku 100 mijë euro i ka marrë parapagim.

Diçitura: Vendimi i Gjykatës së Posaçme për pasuritë e Elvin Merlika

Dumani thekson se se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy shtetas një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle.

Nga hetimi është bërë e mundur që të identifikohet se shtetasi Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Ervisi.

Pas këtyre deklarimeve, SPAK ka lëshuar urdhër arresti, ndër të tjerë, edhe për Elvin Merlikën, megjithëse ende nuk është kryer arrestimi i tij.

Pasuritë e sekuestruara

Në janar të vitit 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorëve Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, për vendosjen nën sekuestro të pasurive të Elvin Merlika dhe familjarëve të tij të afërt, nën dyshimet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe, së fundmi, edhe nga Gjykata e Lartë.

Diçitura: Pasuritë e Merlikës mbeten të sekuestruara edhe nga Gjykata e Lartë

Lista e pasurive të sekuestruara përfshin kompani private, disa apartamente, troje dhe tokë arë, kryesisht e në Tiranë e Fushë-Kuqe.

  1. 100% të kuotave të Shoqërisë “Zeus Garden SHPK” me NIPT L74730201K, me administrator aktualisht shtetasi Hamit Merlika dhe aksionerë shtetasit Hamit Merlika, me 25%, Elvin Merlika 25%, Ergys Merlika 25%, Armand Merlika 25%.
  2. 49% të kuotave të Shoqërisë “M.S.G Sekurity” SHPK, me NIPT L916100140, të zotëruara nga shtetasi Elvin Merlika. Aksioner tjetër në këtë shoqëri është shtetasi Genc Milka 51%, administrator shtetasi Elvin Merlika.
  3. 100% të kuotave të Shoqërisë “London Eye” SHPK, me NIPT L81326031F, me aksionere të vetme dhe adminstratore shtetasen Jonida Merlika.
  4. Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër pasurie 1495/2, vol. 11, fq. 106, ZK.1673, me sipërfaqe 3.250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin, në posedim nga shtetasi Elvin Afrim Merlika.
  5. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament nr. 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit, në posedim nga shtetasi Elvin Afrim Merlika.
  6. Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6.026 m2, ZK.3051, me indeks harte 34-88 (254-C-D), me adresë Priskë Tiranë, në posedim nga shtetasi Elvin Afrim Merlika.
  7. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 300/143+3-24, vol. 84, fq.11, zk. 3866, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht, në posedim nga shtetasi Elvin Afrim Merlika.
  8. Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër pasurie 1495/2, vol. 11, fq. 106, zk.1673, me sipërfaqe 3.250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin në posedim nga shtetasi Hamit Afrim Merlika.
  9. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament me numër pasurie 218/58+2-17, vol. 108, fq.7, zk. 3866, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë, në posedim nga shtetasi Hamit Afrim Merlika.
  10. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament me nr. pasurie 9/443+1-15, vol. 38, fq.149. zk. 8330, me sip. 81.24 m2, në posedim nga Shoqëria “Albania International Business” SHPK, ku shtetasi Hamit Afrim Merlika është administrator i shoqërisë dhe aksioner me 26% të kuotave.
  11. Pasuri e paluajtshme e llojit Garazh me nr. Pasurie 9/443-G24, vol. 38, fq.125 zk. 8330, me sip. 50.82 m2, në posedim nga Shoqëria “Albania International Business”, ku shtetasi Hamit Afrim Merlika është administrtaor i shoqërisë dhe aksioner me 26% të kuotave.
  12. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 100/13+1-6, Vol. 34, fq. 165, zk. 3266, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë, në posedim nga shtetasi Hamit Afrim Merlika.
  13. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament me nr. Pasurie 6/472+1-2, Vol. 34, fq. 212 zk. 8210, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë, në posedim nga shtetasi Hamit Afrim Merlika.
  14. Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum me nr. Pasurie 2/62+1-B/3, Vol.19. fq.111. zk. 8170, me sip. 9 m2, me adresë Bulevradi “Bajram Curri” Tiranë, në posedim nga shtetasi Hamit Afrim Merlika.
  15. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament me numër pasurie 6/29+1-2/2, vol fq.130 zk. 8340, me sip. 30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega”, në posedim nga shtetasi Hamit Afrim Merlika.
  16. Pasuri e paluajtshme e llojit garazhd, nr. 18, ndodhur në seksioni 5, kati i parë nëntokë në objektin e Shoqërisë “Xheanda” SHPK me NIPT nr. 72327029V, në posedim nga shtetasi Hamit Afrim Merlika.
  17. Pasuri e paluajtshme e llojit apartamentit me nr. pasurie 300/143+3-24, vol. 84, fq.11, zk. 3866, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht, në posedim nga shtetasi Armand Afrim Merlika.
  18. Pasuri e paluajtshme e llojit arë me numër pasurie 1495/2, vol. 11, fq. 106, zk. 1673, me sipërfaqe 3.250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin, në posedim nga shtetasi Ergys Afrim Merlika.
  19. Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6.026 m2, zk. 3051, me indeks harte K- 34-88(254-C-D), me adresë Priskë e Madhe Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur), në emër të shtetasit Elvin Merlika.
  20. Automjeti tip autoveturë, i markës Nissan, tipi Y60, i vitit të prodhimit 2009, me targa AA259YZ, shasi nr. JNITESY61U0160522, në posedim nga shtetasi Elvin Merlika.
  21. Automjeti tip autoveturë, i markës Fiat, tipi “Cinque Cento”, i vitit të prodhimit 1992, me targa AA153AX, shasi nr. ZFA17000000031576, në posedim të shtetases Jonida Merlika (Hyso).
  22. Automjeti tip autoveturë, i markës Audi, tipi Q 7, i vitit të prodhimit 2007, me targa AA 823 UR, shasi nr. ËAUZZZ4L37D045858, në posedim të shtetasit Armand Merlika.
  23. Automjeti tip autoveturë, i markës Ford, tipi Galaxy, i vitit të prodhimit 1998, me targa AA565FU, shasi nr. ËF0GXXPSËGËA87744, në posedim të shtetasit Armand Merlika.
  24. Automjeti tip autoveturë, i markës Volksëgen, tipi Transporter, i vitit të prodhimit 2018, me targa AA513YR, shasi nr. ËVIZZZ7HZJH139089, në posedim të shtetasit Armand Merlika.
  25. Automjeti tip autoveturë, i markës Daimler Benz, i vitit të prodhimit 1992, me targa AA254NI, shasi nr. ËDB46133717110118, në posedim të shtetases Besnike Merlika.
  26. Automjeti tip autoveturë, i markës Land Rover i llojit Dicovery, me targa AA584ZP, me shasi nr. SALLAAAG6CA627550, në posedim të shtetasit Ergys Merlika.
  27. Automjeti tip autoveturë, i markës Ford, me targa AA173PK, me shasi nr. WFODXXGAKDGY88025, viti i prodhimit 2016, në posedim të shtetasit Armand Merlika.
  28. Automjeti tip autoveturë, i markës Volvo, me targa AA541FP, me shasi nr. YV2E4C6A2Y B250440, viti i prodhimit 2000, në posedim të shtetasit Armand Merlika.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: HotelmerlikePlumbi

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Operacioni “Never Forget”, si u arrestuan “ushtarët” e Laert Haxhiut (VIDEO+Detaje)

Operacioni “Never Forget”, si u arrestuan “ushtarët” e Laert Haxhiut (VIDEO+Detaje)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com