GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përjashtimi i 11 deputetëve, Sefa: U zbatua vendimi i 2022 që u miratua nga…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I ftoi në debat, kundërshtarët heshtin/ Indret Sefa: Injoruan qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Indrit Sefa, i emëruar nga Lulzim Basha, si Sekretar për Çështjet Ligjore në PD-në e vulës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me vendimin për përjashtimin e 11 deputetëve nga Grupi Parlamentar.

E ndërsa vendimi u cilësuar si qesharak nga Gazment Bardhi, i cili drejton Grupin Parlamentar, edhe pse nuk njihet nga Basha si kryetar, Sefa shprehet se reagimi i disa deputetëve për përjashtimin e kolegëve të tyre është për të qeshur e për të qarë.

Ai tha se kushdo që nuk njeh organet legjitime të PDSH-së dhe vetëpërjashtohet sa herë që nuk i vjen për shtat vendimarrja, nuk besoj se duhet të shqetësohet.

Gjithashtu, ai tha se kushdo që sot mendon se disponon të vërteten absolute nuk duhet të harrojë vendimarrjet e Kryesisë së PDSH të datës 10.01.2022 sepse memoria historike është aset i madh dhe i domosdoshëm që na ndihmon të mos bëjmë gabimet e të kaluarës, – shkruan ndër të tjera Sefa.

REAGIM I SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD

Në funksion të transparences dhe të debatit publik në lidhje me reflektimin e disa vendimarrjeve të orageneve të Partise Domkratike në vite, dua të theksoj se në datën 26.09.23 i është komunikuar Kuvendit të Shqipërise lista e përditësuar e Grupit Parlamentar të PDSH.

Habia që ka kapluar disa deputet është sa për të qeshur aq dhe për të qarë. Kushdo që sot mendon se disponon të vërteten absolute nuk duhet të harrojë vendimarrjet e Kryesisë së PDSH të datës 10.01.2022 ku me votat e tyre përjashtuan dhe pezulluan po keta deputetë që sot i qajnë hallin.

Kushdo që nuk njeh organet legjitime të PDSH-së dhe vetëpërjashtohet sa herë që nuk i vjen për shtat vendimarrja, nuk besoj se duhet të shqetësohet. Partia Demokratike nuk ka bëre asgjë më shume sesa i ka lehtesuar dilemen Hamletjane që i kishte pushtuar prej shumë kohësh këta deputetë dhe i ka dhënë mundesinë që të jene ligjerisht, fizikisht dhe menderisht aty ku ata kanë zgjedhur prej kohesh të jenë.

Fatmirësisht Partia Demokratike me shumë kujdes administron të gjitha vendimarrjet dhe qendrimet e secilit të mbajtura në organet e brendeshme të PDSH për të gjitha çështjet siç është dhe ky rast. Memoria historike është aset i madh dhe domosdoshëm që na ndihmon mos të bejme gabimet e të kaluarës.

Lajme të lidhura

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë
Breaking Views

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK
Aktualitet

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

21:48 - 24/09/26
Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox
Aktualitet

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:31 - 24/09/26
Para
14 maji/ Meta, takim me Berishën në selinë e PD

A po hetohen nga SPAK Berisha dhe Meta? Dumani tregon detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë
Breaking Views

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26

Është mbyllur protesta e 117-të me radhë qytetare kundër qeverisë sot më 24 shtator. Në mbyllje të tubimit, protestuesit thirrën...

Lexo më shumë
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

21:48 - 24/09/26
Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:31 - 24/09/26
Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

21:14 - 24/09/26
Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit

Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit

21:06 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com