GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vrapo, mami ka vdekur”! Ja thirrja e vajzës pasi pa nënën e vrarë

11:39 - 29/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vrapo, mami ka vdekur”! Ja thirrja e vajzës pasi pa nënën e vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vajza e vogël e Klodiana Vefës ishte dëshmitarja e parë e vrasjes së saj.

Fëmijët e gjetën trupin e së ëmës të vdekur në rrugë pranë banesës. Vajza kur pa nënën e saj të shtrirë përtokë i është drejtuar të vëllait me fjalët “Vrapo, mami ka vdekur”.

Klodiana Vefa, 35-vjeçarja shqiptare është gruaja e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugë në Castelfiorentino pak hapa larg Firences.

Ajo kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç. Prej disa kohësh ishte në Itali dhe kishte një leje qëndrimi të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ku është qëlluar me një plumb në kokë. Dyshimet janë se autori i ngarjes është ish-bashëshorti saj,  Alfred Vefa.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, duke cituar burime të karabinierëve, mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje të herë pas hershme, për shkak të xhelozisë së bashkëshortit. Megjithatë nuk rezulton që gruaja të kishte bërë denoncim.

Në Itali prej 17 vitesh, 35-vjeçarja punonte si kamariere në një restorant të zonës. Mbrëmjen e djeshme, Alfredi mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e gruas dhe mes palëve kishte shpërthyer një zënkë.

Më pas Klodiana kishte dalë nga shtëpia. Pikërisht në trotuar, pak metra më tutje u vra me 3 plumba pistolete, një prej të cilëve i mori jetën.

Ata që e gjetën trupin e pajetë të Klodianës në mes të rrugës ishin pikërisht fëmijët, që dolën bashkë me familjarë të tjerë të viktimës, pasi dëgjuan të shtënat.

Përveç gëzhojave, në vendngjarje nuk është gjetur as arma e krimit, që besohet se vrasësi e mori me vete teksa u largua me makinë. Mësohet se autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Etiketa: 35 vjecarjaKlodiana VefaKryesore1vraja ne Itali

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Kapen me armë e drogë, arrestohet daja me nipin/ Emrat

Sekuestrohen mbi 82 mijë euro në Muriqan, dyshimet (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26

Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në...

Lexo më shumë
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com