GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dumani kundër Kondilit dhe Nakuçit, çfarë po ndodh me Ilir Beqajn

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundoi në SPAK, gazetarja: Ja ish-ministri i Ramës që “fundosi” Beqajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Implikimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në koncesionin 100 milion dollarë të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ka sjellë një përplasje juridike mes dy prokurorëve të çështjes dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.

Përplasja ka ardhur si pasojë e qëndrimit të butë dhe të kursyer, për sa i përket veprimeve hetimore të dy prokurorëve Kondili dhe Nakuçi, në përcaktimin e përgjegjësisë penale të Ilir Beqajt në këtë dosje.

Nisur nga kjo situatë përpara se dy prokurorët ti drejtoheshin GJKKO-së me kërkesë për caktim mase sigurimi ndaj biznesmenit Ilir Rrapaj, ish-zv/ministrit Klodian Rjepaj dhe 6 anëtarëve të Komisionit të Dhënies së Koncesionit, “Ora News” ka mësuar se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka shprehur me shkrim mendim kundër, me atë që kishin paraqitur në dosje dy prokurorët.

Dumani, ka kërkuar dhe shfaqur mendim për ushtrimin e ndjekjes penale dhe marrjen e hapave konkrete ligjore për pozicionin penal të ish-ministrit Beqaj.

Argumentet juridike të Dumanit, duke sugjeruar hetimin dhe nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore për Beqaj, janë të administruara në dosje.

“…me aq hapësira që më lejon ligji, unë si drejtues institucioni kam dhënë mendimin tim ligjor mbi orientimin e hetimeve për nxjerrjen e përgjegjësisë penale të Ilir Beqaj…”-deklaroi Dumani gjatë një takimi me gazetarët.

Në të njëjtën linjë me Altin Dumanin, ka dalë dhe gjyqtari i GJKKO-së, Erion Bani. Gjatë vlerësimit të kërkesës për caktimin e masave të sigurisë ndaj 8 personave, gjyqtari Bani ka argumentuar në vendimin mbi 300 faqe, se dy prokurorët Ervin Kondili dhe Ened Nakuçi, duhet të shtrinin hetimet dhe caktonin përgjegjësi penale për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Bani, argumenton se që nga procedura e hapjes dhe deri tek mbyllja e praktikës për shpalljen e fituesit të koncesionit të sterilizimit, dallohet qartë pjesëmarrja aktivi e ish-ministrit Beqaj.

Për më tepër gjyqtari argumenton në vendimin e tij, se prokuroria e posaçme SPAK duhet të shtrijë hetimet dhe në verifikimin e pasurisë apo veprimeve korruptive të Ilir Beqaj.

Prej 3 vitesh dy magjistratët e SPAK, Ervin Kondili dhe Ened Nakuçi, po hetojnë rastin korruptiv dhe mashtrimit me pasoja të rënda, që lidhet financimin nga buxheti i shtetit të koncesionit 10 vjeçar të sterilizimit.

Në muajin qershor 2023, gjyqtari Bani urdhëroi arrestimin e pronarit të kompanisë koncesionare “Sani Service”, Ilir Rrapaj dhe ish-zv/ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

Ndërsa vendosi masa të buta si arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personat e tjerë Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri, Naile Ajazi, Saimir Kadiu drejtor ekonomik, dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në ministri. /ORA NEWS/

Etiketa: BeqajDEBATESpak

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah, e paguan 60 mln euro

Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah, e paguan 60 mln euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com