GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

DEA sekuestroi 585 kg kokainë, ja 5 shqiptarët e arrestuar (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
DEA sekuestroi 585 kg kokainë, ja 5 shqiptarët e arrestuar (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

DEA amerikane, në bashkëpunim me policinë greke, sekuestruan 585 kg kokainë në Selanik, ndërsa u arrestuan 5 shtetas shqiptarë, 4 prej të cilëve pjesëtarë të së njëjtës familje.

Sipas raportimeve të arrestuarit janë nga Fieri dhe Vlora, ndërsa droga ishte e ndarë në pako, teksa transportohej me dy makina.

Burime të BW bëjnë me dije se kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjeç nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjec, pronare e një bar-kafe në Cakran.

Operacioni është zhvilluar dje rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qira.

Drejtuesi i mjetit ishte 21-vjeçari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”.

Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle.

Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjec, nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezulton nipat e Arjan Xhafajt.

Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale.

Në banesë veç tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke.

Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

Etiketa: GreqiKryesore1Policia

Lajme të lidhura

Mbrojtja Civile: 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive, vijojnë operacionet në Tiranë, Krujë dhe Dibër
Aktualitet

Mbrojtja Civile: 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive, vijojnë operacionet në Tiranë, Krujë dhe Dibër

09:50 - 15/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Lurë, rrezikohen shtëpitë e zonës
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Lurë, rrezikohen shtëpitë e zonës

09:19 - 15/08/26
Zjarri në malin e Qukësit në Prrenjas dyshohet se është vënë qëllimisht
Aktualitet

Zjarri në malin e Qukësit në Prrenjas dyshohet se është vënë qëllimisht

09:12 - 15/08/26
Para
Guardiola “fiksohet” pas Paqueta duke ofruar një shumë anormale

Guardiola kërkon të ruajë rekordin: Të zhgënjyer nga eliminimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lobimi i Veliajt arrin në PE/ Grupimi i Eurodemokratëve: Të respektohet prezumimi i pafajësisë!
Breaking Views

Lobimi i Veliajt arrin në PE/ Grupimi i Eurodemokratëve: Të respektohet prezumimi i pafajësisë!

10:20 - 15/08/26

Grupi politik “Demokratët Evropianë” (EDP/PDE) në Parlamentin Europian ka bërë një reagim të fortë lidhur me çështjen e Kryebashkiakut Erion...

Lexo më shumë
Liverpooli zyrtarisht me pronar të ri, miliarderi Jeff Bezos bëhet aksioner i “The Reds”

Liverpooli zyrtarisht me pronar të ri, miliarderi Jeff Bezos bëhet aksioner i “The Reds”

10:14 - 15/08/26
Rama gënjeu për “Albanian Files”, libri nuk u shtyp në Zvicër, por tek “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, përfitues i lejeve të ndërtimit

Rama gënjeu për “Albanian Files”, libri nuk u shtyp në Zvicër, por tek “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, përfitues i lejeve të ndërtimit

10:00 - 15/08/26
Mbrojtja Civile: 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive, vijojnë operacionet në Tiranë, Krujë dhe Dibër

Mbrojtja Civile: 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive, vijojnë operacionet në Tiranë, Krujë dhe Dibër

09:50 - 15/08/26
Sezoni i ri nis në 21 gusht, del kalendari i ndeshjeve të Superiores për 5 javët e para

Sezoni i ri nis në 21 gusht, del kalendari i ndeshjeve të Superiores për 5 javët e para

09:45 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com