GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Babai më ka mësuar dashurinë për atdheun, ëndrra ime të luajë për…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Babai më ka mësuar dashurinë për atdheun, ëndrra ime të luajë për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dardan Shabanhaxhaj e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin në Slloveni tek Mura. 22-vjeçari ka shënuar 4 gola e ka dhënë 1 asist në 9 ndeshjet që ka luajtur, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Për “SuperSport”, Shabanhaxhaj tregon se është tejet i lumtur për këtë nisje sezoni, ndërsa beson se do të ruajë ritmin.

“Unë ja kam nisur mirë dhe jam i lumtur që edhe ekipi po shkon mirë. Me trajnerin e ri kemi gjetur një ritëm të mirë dhe dy ndeshjet e fundit i kemi fituar dhe jam shumë i kënaqur.  Jam i lumtur me këtë nisje dhe shpresoj e besoj se do të vijoj me këtë ritëm. Kam patur një dëmtim vitin e shkuar, por këtë sezon jam kthyer shumë i fortë dhe falënderoj zotin”.

Shabanhaxhaj zbulon se synimi i tij është që një ditë të luajë në një nga pesë ligat kryesore në Europë.

“Dëshira ime është maksimale për të luajtur në një nga pesë ligat kryesore dhe shpresoj se një ditë do ta arrij”.

Në të shkuarën sulmuesi ka luajtur me 21-vjeçarët e Austrisë, por ai tregon se ëndrra e tij më e madhe është që një ditë të luajë për Kombëtaren kuqezi.

“Për momentin akoma jo, por nëse vijoj kështu do të vijë dhe ftesa. Është e vërtetë që kam luajtur me Austrinë U21 , por babai im është shqiptar, patriot dhe na ka mësuar që të duam atdheun që kur kam qenë fëmijë. Ëndrra ime është që një ditë të luajë për Shqipërinë 100%”.

Po ashtu Shabanhaxhaj zbulon se ai është një ndjekës i rregullt i Kombëtares, ndërsa tregon dhe një nga momentet më emocionuese që i ka mbetur në mendje.

“Që kur kam qenë i vogël e kam patur ëndërr dhe mbaj mend kur ikja me babain të shihja Shqipërinë. Ka qenë gjithnjë ëndrra ime të vesh fanellën kuqezi. Ka qenë një kujtim, një gol i Bekim Balajt kundër Portugalisë dhe të luaj me të ka qenë një dëshirë dhe ëndërr e imja”.

Shabanhaxhaj arriti që të shënonte në suksesin e Mura ndaj Domzala në javën e nëntë, por edhe performance e mirë kanë bërë që të përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Slloveni.

Etiketa: Dardan Shabanhaxhaj

Lajme të lidhura

Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!
Sport

Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!

21:14 - 07/10/26
Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë
Sport

Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë

18:44 - 07/10/26
Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e turit tjetër
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e turit tjetër

17:50 - 07/10/26
Para
Gafa e De Ligt, e konsideron Messin…

Gafa e De Ligt, e konsideron Messin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26

Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor. Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër...

Lexo më shumë
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com