GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Serbinë s’mund ta kemi mik”, Bushati sulmon ashpër Ramën

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Serbinë s’mund ta kemi mik”, Bushati sulmon ashpër Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk ka qëndrim të ngjashëm me linjën e ndjekur nga Tirana zyrtare në raport me Kosovën dhe Serbinë. Me bindjen se Kosova është çështje e interesit kombëtar dhe jo çështje klasike e politikës së jashtme, Ditmir Bushati kërkoi që qeveria të rishikojë pozicionin e saj në raport me vendet e rajonit, veçanërisht me Serbinë.

“Politika jonë e jashtme është orientuar mes Italisë dhe Greqisë për të dëshmuar përkatësinë tonë europiane dhe mesdhetare. Serbinë duhet ta shohim përmes syve të Kosovës. Kjo nuk do të thotë se me Serbinë nuk duhet të kultivojmë një marrëdhënie normale, por mbase as pas 50 apo 100 vitesh ne nuk do të jemi dot miq me Serbinë. Çdo lloj rruge normaliteti dhe miqësie duhet të kalojë përmes Kosovës.”- tha zoti Bushati gjatë një interviste në RTSH.

Me nota kritike ndaj qëndrimeve, sipas tij, përkëdhelëse ndaj Serbisë, Ditmir Bushati e thotë hapur se ky nuk është një qendrim që i takon Shqipërisë ta mbajë. “Perëndimi e ka përkëdhelur Serbinë veçanërisht 2 vitet e fundit, pas agresionit rus në Ukrainë. I ka shkelur syrin qoftë për qasjen autokratike, qoftë për qasjen ndaj fqinjëve. Shqipërisë nuk i takon ky pozicion, sepse ne, përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare si shqiptarë. Shihni Kroacinë si reagon për çdo gjë që bën Serbia në Kosovë. Janë kroatët më pak apo më shumë euroatlantikë se ne? Jo! Kanë një interes kombëtar më shumë se ne në Kosovë? Kurrësesi!”- theksoi ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

Që kur është larguar nga qeveria, Ditmir Bushati është rezervuar të komentojë mënyrën sesi po qeveris Partia Socialiste, por në intevistën me gazetaren Elona Meco ai ka folur dhe dukshëm ka qendrime kritike për cilësinë e qeverisjes. “Ka disa lloj përgjegjësish. Ka përgjegjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen”.- u shpreh Ditmir Bushati.

Ai mori si shembull rastin e incineratorëve për të ilustruar politikat e gabuara të qeverisë Rama në raport me përgjegjësinë publike. “Ka disa lloj përgjëgjësish. Ka përgjëgjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen. SPAK-u jep vendime për përgjegjësinë individuale të personave që mund të kenë shkelur ligjin, ndërkohë që pikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës.”- theksoi zoti Bushati.

Ndërsa rastin e pezullimit të fondeve për bujqësinë nga BE e përdori për t’I treguar qeverisë standardin që duhet të ndjekë, kur ka dyshime për korrupsion, pa qenë nevoja të presë se çfarë do të bëjë SPAK dhe ta mbyllë çështjen vetëm me përgjegjësinë ligjore të individëve. “KE ndërmori veprime për të ndaluar gjakderdhjen financiare. Nuk është i rëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit të pafajësisë? Ne duhet të ndjekim këtë standard dhe të mos presim vetëm nga SPAK-u”- u shpreh Ditmir Bushati. Zoti Bushati beson se vendit i duhet një opozitë e fortë dhe jo e akaparuar, siç thotë ai, për të ekuilibruar jetën politike në shërbim të interesit publik.

Etiketa: DitmirBushati

Lajme të lidhura

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra
Aktualitet

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Para
‘Raporti i ODIHR, ndër më të zinjtë në 30 vjet’

‘Raporti i ODIHR, ndër më të zinjtë në 30 vjet’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë...

Lexo më shumë
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet