GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Forcat ushtarake të Serbisë në kufi, Shtëpia e Bardhë: Të shqetësuar

09:49 - 30/09/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Forcat ushtarake të Serbisë në kufi, Shtëpia e Bardhë: Të shqetësuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka patur një bisedë telefonike me këshilltarin për Siguri Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan.

Shtëpia e Bardhë ka dalë me një njoftim lidhur me bisedën, në njoftim thuhet se Sullivan ka shprehur shqetësim lidhur me mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

Ai ka përmendur vendimin e fundit të NATO’s për të shtuar prezencën në Kosovë, derisa ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në gjithë vendin.

“Ndihmësi i Presidentit për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Z. Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

Ai vuri në dukje vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët tanë për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij.

Gjithashtu, z. Sullivan dhe kryeministri Kurti diskutuan për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin z. Sullivan theksoi se është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Për këtë telefonatë ka njoftuar mbrëmë edhe vetë Albin Kurti.

Kurti ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen për sigurinë kufitare të Kosovës dhe që kërkojë rritje të mbështetjes kundër planeve të Serbisë për luftë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se e ka siguruar këshilltarin e Joe Biden për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundshëm.

Ndryshe, edhe Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne po monitorojmë një dislokim të madh serb përgjatë kufirit me Kosovën që paraqet një pjesëmarrje të paprecedent të artilerisë serbe, tanke dhe njësi të këmbësorisë. Ne besojmë se ky është një zhvillim shumë destabilizues. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimin [e grumbullimit të trupave ushtarake serbe] nuk mund ta them tani”, tha ai.

Etiketa: Albin KurtiJake Sullivan

Lajme të lidhura

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit
Aktualitet

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit

09:20 - 31/03/26
Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë
Aktualitet

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

09:04 - 31/03/26
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë
Aktualitet

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë

08:45 - 31/03/26
Para
Dafina nis xhirimet e videoklipit të ri, shfaqet topless në vaskë

Dafina nis xhirimet e videoklipit të ri, shfaqet topless në vaskë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit
Aktualitet

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit

09:20 - 31/03/26

Gjykata e Durrësit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e IEVP-së, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim...

Lexo më shumë
Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

09:04 - 31/03/26
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë

08:45 - 31/03/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

08:25 - 31/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com