GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i KLSH për Covid-19, PD: Ministria mashtroi me jetë popullin

12:11 - 30/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i KLSH për Covid-19, PD: Ministria mashtroi me jetë popullin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti, drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, e ka vënë theksin sot tek gjetjet e rënda të Kontrollit të Shtetit lidhur me menaxhimin e pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai dha një deklaratë sot për mediat, thelbi i së cilës ishte se Ministria e Shëndetësisë e mashtroi me jetë popullin shqiptar.

“Miq, qytetarë e bashkëkombas,

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit deklaruar për publikun se:

Menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet e varësisë, nxorri në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, si: 

1. kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;

2. funksionimin joeficient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit shëndetësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithëshqiptarëve;

3. kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuara, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë në sytë e të gjithë shqiptarëve;

4. fonde financiare të pamjaftueshme, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;

5. mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e tëgjithë shqiptarëve;

6. pamjaftueshmëri në  trajnimet e stafit mjekësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithëshqiptarëve;

7. pasiguri në vendin e punës të mjekëve dhe infermirëve, tëcilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e tëgjithë shqiptarëve; etj. 

Vazhdon Kontrolli i Lartë i Shtetit duke deklaruar se:

“Përballë një virusi të panjohur, shoqëruar me humbje jete të njerëzve, menaxhimi i situatës nga sistemi ynë shëndetësor, nuk ishte shumë efektiv.”

Dhe në fakt, që në 16 Prill 2022, në revistën prestigjioze britanike The Lancet u botua përllogaritja e humbjeve të jetëve nga COVID-19 në Shqipëri në vitin 2020 dhe 2021. 

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë deklaronte zyrtarisht 3.220 humbje jete dhe pretendonte menaxhimin më të mirë në Europë, shifra e vërtetë rezultoi 17.300, pra 5.4 fish më shumë nga deklarimi zyrtar. 

Ky raportim fals, kjo gënjeshtër, ishte në nivelin më të lartë nëbotë, i kaluar vetëm nga Afganistani, Iraku, Azerbajxhani, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Bjellorusia, Bolivia, Haiti, Nikaragua, Venezuela, Bangladeshi, Pakistani, India e vende tëtjera ekonomikisht të prapambetura të Afrikës dhe Azisë.

Sot e kësaj dite është politikë e qëndrueshme e Ministrisë së Shëndetësisë që të mos ofrohet blerja e testeve të shpejta në farmaci, si kudo në botë, me qëllimin e vetëm të mosevidentimit të rasteve, të mosdeklarimit të rasteve dhe të vazhimit të mashtrimit të madh, mashtrim i cili rëndohet nga pasojat që ka mbi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

Jo më kot Kontrolli i Lartë i Shtetit del në përfundimin e qartë, dhe po citoj:

“Politikat e ndjekura nga MSHMS dhe institucionet shëndetësore publike dhe jopublike nuk realizuan ofrimin e shërbimit shëndetësor si një e mirë publike, qëllim i ekzistencës dhe politikave të tyre, për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve.”

Miqtë e mi,

Jeta dhe shëndeti janë tonat, të të gjithëve ne, dhe ne nuk mund të pranojmë apo lejojmë të luhet me to me prioritetin e vetëm të propagandës së pak zyrtarëve të lartë të politikave shëndetësore.

Të gjithë ne kemi pësuar goditje të panevojshme nga menaxhimi i pandemisë COVID-19!

Të gjithë ne kemi pësuar humbje që mund të ishin evituar!

Të gjithë ne duhet duhet të reflektojmë e të mos lejojmë më përsëritjen e një drame të këtyre përmasave!

Miqtë e mi,

Fatkeqësitë natyrore nuk i kemi në dorë ne, por

• Menaxhimin e fatkeqësive e kemi në dorë ne!

• Minizimin e dëmeve e kemi në dorë ne!

• Ky është prioriteti ynë siç duhet të jetë prioritet i çdo njeriu, prioritet i çdo kryefamiljari, prioritet i çdo drejtuesi!”

Etiketa: covid 19PDraporti i KLSH

Lajme të lidhura

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës
Aktualitet

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Para
“Der Standard”: Perëndimi mban anën e Serbisë, çmimin e paguajnë…

"Der Standard": Perëndimi mban anën e Serbisë, çmimin e paguajnë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer...

Lexo më shumë
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

10:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com