GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës

13:47 - 30/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Rama të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim në rrjetin e tij social Facebook ka theksuar edhe njëherë se Edi Rama po vazhdon ndërhyrjen brutale në punët e brendshme të Kosovës.

Sipas Berishës, argati i Vuçiç, Rama në një ndërhyrje të rrezikshme në punët e brendshme të Kosovës sikur të ishte kryeministër i saj, përsërit kërkesën e padronit të tij dhe Sergey Lavrovit por Konferencë Ndërkombëtare për Kosoven.

“Të ndalen ndërhyrjet brutale të Ramës në punët e brendshme të Kosovës!

Të dashur miq, këto ditë Edi Rama, në shërbim të hapur padronit të tij Vuçiç, vazhdon ndërhyrjen brutale në punët e brendshme të Kosovës. Në vend të kërkesës për sanksione ndërkombëtare ndaj Serbisë, pas aktit të saj terrorist të 24 shtatorit argati i Vuçiç në një ndërhyrje të rrezikshme në punët e brendshme të Kosovës sikur të ishte kryeministër i saj përsërit kërkesën e padronit të tij dhe Sergey Lavrovit por Konferencë Ndërkombëtare për Kosoven me qëllimin e vetëm zhbërjen e arritjeve 20 vjeçare të Kosovës dhe futjen e Rusisë në tryezën e bisedimeve të Konferencës me rezultat përfundimtar ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë. Po në këtë kontekst dhe po për këtë qëllim, në vend të mbështetjes së kërkesës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të 24 shtatorit të cilin Rama nuk e konsideron të tillë, ai në një ndërhdrje brutale në punët e brendshme të Kosovës përsërit kërkesën e padronit të tij për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it.

Kështë në kundërshtim të hapur me qëndriminin e prerë të qeverive të SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, për rolin e linjës parë të policisë së Kosovës në sigurimin e rendit në të gjithë teritorin e republikës Rama dje i shpërftyruar përsëriti gjoja si euroatlantist por në fakt si serbo-rus kërkesen e padronit të tij për vëndosjen nën kontrollin e KFOR-it veriun e Kosos. Madje ai në një perpjekje të ulët përçarëse u përpoq të fusë pyka në udheheqjen politike të Kosovës dhe mashtroi haptas opinionin duke deklaruar se kërkesen për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it e ka bere edhe presidentja Osmani.

Në dekleratën e tij Rama u shpreh konkretisht dje se: Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.”

Lidhur me këtë mashtrim dhe provokim të ulët të Edi Ramës që bën zëdhënësin e Vuçiç zëdhënësi i presidentes së Kosoves, Znj. Vjosa Osmani, Bekim Kupina, tha :”se ajo ( presidentja shën i imi) në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni themelor për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj.”
Ky përgënjeshtrim i presidencës së Kosovës dëshmon shkallën e vasalitetit të Edi Ramës nga Beogradi dëshmon se deri ku mund arrijë ai në shërbimet e tij ndaj padronit të tij si armik i Kosovës.

Partia Demoratike e Shqipërisë denoncon me forcën më të madhe këto qendrime të rrezikshme të Edi Ramës si një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës për llogari të Beogradit me qëllimin e vetëm ndarjen dhe copëtimin e Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Partia Demokratike mbështet kërkesën e drejtë të autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të organizuar nga Beogradi më 24 shtator në Banjskë, Zveçan; vendosjen para ligjit të autorëve, organizatorëve dhe sponsorizuesve të këtij akti.

Partia Demokratike i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, Rusisë së vogël në rajon, që mban konfliktin të varur në gozhdë, e gatshme të ndezë në çdo rast flakët e tij në rajon. Dëshmia e fundit e ketij qëndrimi ishte organizimi në Zveçan i kryengritjes së armatosur kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe dërgimi i grupeve terroriste për realizimin e saj.

Së fundi, Partia Demokratike bën thirrje për dërgimin sa më parë në Hagë të “serbomadhit” Aleksandër Vuçiç, për pjesëmarrjen e tij aktive në gjenocid dhe krime makabre kundër njerëzimit të Beogradit ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Aleksandër Vuçiç është realisht një Millosheviç i ri, por edhe një Putin i vogël në rajonin tonë!”, shkruan Berisha.

https://www.facebook.com/100044133352457/posts/pfbid02bcyC7TTyrbLdpyjQcpj5rgQ31SwbENpg26tai7LjhdAF3m2mM8WvBYCG421SRE8l/?d=w&mibextid=qC1gEa

 

Etiketa: KosovaKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Georgina Rodriguez me stil të veçantë në Javën e Modës në Paris

Georgina Rodriguez me stil të veçantë në Javën e Modës në Paris

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com