GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Klodiana e ndjente se do ta vriste Alfredi”, ja detajet që zbulohen

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet se vrau Klodiana Vefan, ja dedikimet që Alfredi i bënte në rrjet (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja vijojnë të publikojnë mediat italiane lidhur me vrasjen e Klodiana Vefas, 36-vjeçares shqiptare, nënë e dy fëmijëve, krim që u krye nga bashkëshorti i saj Alfredi. Ky i fundit u vetëvra me të njëjtën armë disa orë pas krimit që tronditi Italinë.

Një shoqja e viktimës, në një intervistë për “La Nazione”, ka zbuluar detajet, ndërsa e konsideron Alfredin si një njeri të dhunshëm, prej të cilit Klodiana kishte frikë.

Madje ajo zbulon se Alfredi mbante armë, gjë që ia kishte pohuar Kloidiana, ndërsa shprehet se krimi ishte i pritshëm, edhe pse 36-vjeçarja nuk e kishte denoncuar bashkëshortin vrasës.

“Ajo kishte frikë se nëse do ta bënte denoncimin ai do t’i lëndonte fëmijët e saj. Ajo mendoi se edhe sikur ta denonconte, asgjë nuk do të ndryshonte. Më thoshte se ai gjithsesi do të bëjë çfarë të dojë. A e dini si ishte ajo?

Ajo donte të ishte e lumtur, po përpiqej me të gjitha forcat. Kishte gjetur një person me të cilin ndihej rehat”, shprehet shoqja e Klodianës.

Në vijim, për median italiane, ajo tregon se Klodiana e ndjeu se bashkëshorti do e vriste.

“Ajo nuk ma tha kurrë hapur, por një herë ma bëri të qartë se kishte armë, duke shtuar një fjali Tani po më mbaron koha”, shprehet e shoqja e viktimës, duke nxjerrë kështu edhe sekretin e shoqes që saj që u ekzekutua me tre të shtëna.

Në vijim ajo thekson se nëse do të kthehej pas në kohë, do të denonconte në polici Alfredin, edhe pse këtë gjë nuk e dëshironte aspak Klodiana.

“As unë dhe as partneri i saj nuk kishim dëshirë të shkonim kundër dëshirës së saj. Kemi këmbëngulur shumë. U përpoqëm ta bindnim në çdo mënyrë. Por në fund ajo na e preu duke thënë: Ne jemi shqiptarë, nuk e kuptoni. E kemi respektuar deri në fund mendimin e saj”, shprehet shoqja e Klodianës.

Klodiana Vefa dhe bashkëshorti i saj kishin mosmarrëveshje dhe sipas raportimeve ishin në prag të divorcit. Alfredi, sipas raportimeve ishte xheloz, çka duket se kishte shkaktuar edhe përplasjet në çift.

Bashkëshorti vrasës nuk jetonte me Klodianën, por ditën e ngjarjes kishte shkuar në banesën e saj, ku edhe fillimisht kishin debatuar dhe më pas ndodhi krimi i rëndë. Pas ngjarjes, Alfredi u largua nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim nga autoritetet italiane. Më pas ai u gjet i vrarë me të njëjtën armë krimi që qëlloi mbi Klodianën.

Etiketa: detajeKlodiana VefaKryesore1

Lajme të lidhura

Operacioni për kapjen e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ Drejtori: Ja pse nuk u thirr RENEA
Aktualitet

Operacioni për kapjen e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ Drejtori: Ja pse nuk u thirr RENEA

17:51 - 07/06/26
Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte…
Aktualitet

Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte…

17:34 - 07/06/26
Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26
Para
Vajza shkon me dhimbje barku në QSUT, lind foshnjën në tualet

Konfliktohen me grushta në QSUT, arrestohen dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni për kapjen e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ Drejtori: Ja pse nuk u thirr RENEA
Aktualitet

Operacioni për kapjen e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ Drejtori: Ja pse nuk u thirr RENEA

17:51 - 07/06/26

Në dosje tregohet se si çobani u dërgua me një maskë në stan për t’i treguar policisë se ku fshihej...

Lexo më shumë
Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte…

Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte…

17:34 - 07/06/26
“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët!

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët!

16:44 - 07/06/26
Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibomcasibom