GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Basha: Rama të vendoset nën mbikqyrje politike, aleati më i fortë i Vuçiç është “non grata”

13:26 - 01/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Rama-Basha koalicion për shkatërrimin e Shqipërisë’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Basha, drejtues i PD-së zyrtare, tha se Serbia është delja e zezë e Ballkanit që po shkon drejt integrimit euro-atlantik.

Duke komentuar sulmin ndaj Veriut të Kosovës në një intervistë në Euroinews Albania, Basha tha se synimi në këtë skenar ishte pushtimi dhe ndarja e Kosovës.

Ai tha se aleati më i ngushtë i Aleksandër Vuçiç, shefi i shërbimit sekret serb, Vulin, është shpallur “non grata” nga SHBA.

“Kemi një strategji të Rusisë, e cila duket se po gjendet në vështirësi në frontin e parë, atë të Ukrainës, dhe po tenton të krijojë një front të dytë, duke përdorur si mish për top, Serbinë”, tha Rama.

Sipas Bashës, të dielën e kaluar në Veri të Kosovës, janë përvijuar dhe njëherë pllakat tektonike –gjeostrategjike, nga njëra anë interesat e komunitetit euro-atlantik të NATO-së për një Ballkan të paqtë, një Ballkan të cilin qytetarët mund të gëzojnë të drejtat e tyre parlamentare, një Ballkan që ka premisat të integrohet në BE, nga ana tjetër është ajo që po ndodh në lindje dhe që është materializuar së fundmi me konfliktin e tmerrshëm në Ukrainë.

“Është një Rusi revizioniste që nuk pranoi realitetin e ndryshimit të viteve ’90, por planifikoi dhe nisi rikthimin në një situatë siç ka qenë në vitin 1990.  Synimi është të godasë, shkurajojë, dhe shkatërrojë arkitekturën e sigurisë që është një investim i përbashkët i SHBA dhe I BE dhe kjo është ajo që u manifestua dhe në Kosovë të dielën e kaluar, përpjekja për të i imponuar me dhunë Kosovës dhe së dyti Aleancës Atlantikut”, tha Basha.

Lidhur me deklaratat e Edi Ramës për Veriun e Kosovës, Basha tha se “janë dy skenarë: i pari që Kryeministri nuk e di se si funksionon KFOR në Kosovë dhe skenari i dytë është që ai e di, por kërkon daljen jashtë të Policisë së Kosovës nga Veriu. Nëse është kjo e dyta atëherë ndaj zotit Rama duhet të vendoset urgjentisht një mbikqyrje politike të gjithanshme”.

Basha tha se do të kërkojë një interpelancë në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të sqarojë deklaratën e tij.

“Në Kosovë po ndodh diçka që duhet të mbush me optimizem të gjithë  shqiptarët. Kosova ka dëshmuar që  institucionet e veta të sigurisë janë në përputhje me standardet e NATO-së.

Një javë më parë me çmimin e jetës së Bunjakut dhe plagosjen e një kolegu të tij, Kosova vërtetoi se është në gjendje të garantoj jetën, sigurinë, lirinë d e qytetarëve të saj.

Se çfarë po ndodh në fqinjin e saj  është verior. Ngjarjet e javës së kaluar janë një pjesë e një mozaiku shumë të gjerë, Ditën e diel të javës se kaluar segmente paramilintare të përgatitura nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me një pale të tretë që është Rusia, tentuan lançimin e një pjese të planit për vënien nën kontroll me forcë të territorit të Veriut të Kosovës.

Ishte profesionalizmi i policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet euroatlantike që bën të mundur shkatërrimin e  këtij plani dhe sprapsjen e  efektivëve që i ishte ngarkuar ky plan.

Vënia në kontroll me dhunë e një pjese të territorit të një shteti të pavarur si Kosova është një situatë e rëndë për paqen për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore, ku ka anëtarët të NATO-së dhe të BE”, tha Basha.

Etiketa: BASHAKosovaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Befasi e bukur në Peqin, Shkumbini emëron zv/trajnere femër

Befasi e bukur në Peqin, Shkumbini emëron zv/trajnere femër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com