Shqiprim Taipi ka realizuar një eurogol në Kazakistan. Ish-mesfushori i Kukësit dhe Skënderbeut në Superiore, u transferua gjatë merkatos verore te Kaspiy Aktau.
26-vjeçari nga Bujanovci zhbllokoi ndeshjen shtëpiake kundër Kairat Almaty pas gjysmë ore lojë. Duke gjetur golin e dytë me fanellën e Kaspiy Aktau.
Taipi ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi nga një distancë e largët, duke shtangur portierin e Kairatit.
Një gol i mrekullueshëm për lojtarin shqiptar, i cili po zhvillon ndeshjen numër 11 me skuadrën kazake.
Discussion about this post