GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Klodiana Vefa, gruaja që donte të ishte e lirë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau Klodianën në Itali, Alfred Vefa vret veten me të njëjtën armë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo është historia e Klodiana Vefës, 37-vjeçares së vrarë me tre plumba në Castefiorentino, Firence nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa.

Siç është përmendur shpesh çifti ishin në një krizë, por nuk ishin ndarë zyrtarisht. Burri s’e pranoi dot marrëdhënien e re të Klodianës me një 52-vjeçar dhe vendosi t’i marrë jetën, asaj dhe vetes, në Italinë që e kishin bërë shtëpinë e tyre prej më shumë se 20 vitesh.

Klodiana shkoi në Itali në vitin 2003, ndërsa Alfredi ishte vendosur atje më herët. Çifti kishin dy fëmijë. Emrat e tyre ishin tatuazh në parakrahun e 47-vjeçarit, siç ishte dhe emri i gruas së tij, xhelozinë për të cilën nuk e kontrolloi dot duke shkaktuar një tragjedi.

Çfarë ka ngelur tashmë është dëshpërimi i fëmijëve, 17 dhe 14 vjeç. Heshtja e tyre flet më shumë se gjithçka, shkruan Edlira Mamutaj në “Prima Firenze”.

Të kapur përdore me sytë me lot, ata u shfaqën në Piazza Gramsci, aty ku një komunitet i tërë u mblodh për të vajtuar një humbje jete, largimin e Klodianës 37-vjeçare. Krah tyre qëndronte tezja, motra e viktimës, e cila shpesh i pyeste në shqip nëse donin të bërtisnin, të qanin me të madhe, si një formë për të çliruar pak nga dhimbja e madhe që iu la ikja e të ëmës.

“Është femicid. Është koha për indinjatë,” – u shpreh i irrituar kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorini.

Këtë të fundit e shoqëronin shqiptarë e italianë të cilët me pishtarë në duar vajtonin një tragjedi pa pasur parasysh kombësinë.

Në mediat italiane flitet për një grua e cila donte të ishte e lirë dhe u vra nga një burrë që kishte të gdhendur në lëkurë “dashurinë” për të. Vrasja e Klodianës u bë një tjetër mesazh për gratë, që s’duhet të lejojnë askënd t’ju heqë të drejtën për të fluturuar./Euronews Albania/

Etiketa: GruajaItaliKlodiana VefaVrasja

Lajme të lidhura

Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq
Aktualitet

Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

14:12 - 04/08/26
“Mos u dorëzoni!”/ Dua Lipa dhe Lea Ypi inkurajojnë qytetarët: Protestat sjellin ndryshim, mbrojnë demokracinë
Aktualitet

“Mos u dorëzoni!”/ Dua Lipa dhe Lea Ypi inkurajojnë qytetarët: Protestat sjellin ndryshim, mbrojnë demokracinë

13:41 - 04/08/26
Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi
Aktualitet

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

13:21 - 04/08/26
Para
Presidencialet në SHBA, Trump kryeson zgjedhjet paraprake me 60%

Nis seanca gjyqësore ndaj Trump, ish-Presidenti: Do mbroj emrin tim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera
Sport

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

14:49 - 04/08/26

Serie A ka miratuar një rregullore të re për sezonin 2026-2027, duke vendosur procedura më të qarta për ndeshjet e...

Lexo më shumë
Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

14:12 - 04/08/26
“Mos u dorëzoni!”/ Dua Lipa dhe Lea Ypi inkurajojnë qytetarët: Protestat sjellin ndryshim, mbrojnë demokracinë

“Mos u dorëzoni!”/ Dua Lipa dhe Lea Ypi inkurajojnë qytetarët: Protestat sjellin ndryshim, mbrojnë demokracinë

13:41 - 04/08/26
Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

13:21 - 04/08/26
Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave

Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave

13:15 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com