GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paralajmëron Berisha: Po përgatitemi për protesta të qëndrueshme kundër…

19:20 - 02/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmëron Berisha: Po përgatitemi për protesta të qëndrueshme kundër…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi nisjen e protestave kundër Qeverisë Rama. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike është e vendosur për të udhëhequr shqiptarët në protesta, ndërsa e cilësoi 14 majin si një farsë elektorale.

“Ata që mendojnë se Edi Rama i vodhi zgjedhjet dhe i fitoi ato, këta nuk bëjnë asgjë tjetër veçse përligjin vjedhjen.

Ne do ngrihemi kundër këtij regjimi dhe po përgatisim një lëvizje të qëndrueshme kundër regjimit të Edi Ramës”, tha Berisha.

Ai u shpreh se po bëhet një punë e madhe për bashkimin e opozitës, ndërsa shtoi se po përgatitemi për bashkimin e të gjithë shqiptarëve kundër regjimit të Edi Ramës, për ti kthyer shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë.

“Përmbysja e këtij regjimi është prioriteti i opozitës dhe duhet të jetë prioritet për të gjithë shqiptarët”, tha Berisha.

Sipas tij, raporti i OSBE/ODIHR tregoi më së miri farsën elektorale të 14 majit, ku vota e shqiptarëve ishte e kontrolluar.

“Vota e kontrolluar është vota e regjimeve totalitare, defacko është në vdekje klinike. Raporti i OSBE      konstaton se për kontrollin e votës u përdorën mjete antikushtetuese dhe antiligjore, të cilat dhunuan Kodin Zgjedhor, standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

Zgjedhjet u kontrolluan nga administrata, Patronazhisti dhe Aktivisti bënë gjithçka për të diktuar vullnetin e shqiptarëve.

Në raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet. Gjen se 14 maji ishte një farsë elektorale”, tha Berisha.

Në vijim ish-Kryeministri i ka drejtuar shqiptarëve një thirrje për të mos përligjur votën e vjedhur.

“Thirrja ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë, të cilët refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor ndaj vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme, për të larguar këtë pushtet, që qëndron i bazuar në raportin: vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë.

Thirrja ime për të gjithë shqiptarët është: kurrë të mos përligjni një votë të vjedhur.

Vota e vjedhur apo vota me presion, apo vota e kontrolluar, nuk shpreh vullnetin tuaj, por shpreh vullnetin e atyre që u rrëmbejnë ju të drejtën e votës.

PD qëndron fuqishëm, e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje të madhe për të votuar të lirë si qytetarët e tjerë të rajonit dhe Europës”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1protestaRama

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
E rëndë në Sarandë, humb jetën në spital italiani, dyshimet e para

E zë kali poshtë, humb jetën 62-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com