GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I penduari Tafani: Kuptova se Laerti do më vriste edhe mua

21:15 - 02/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
I penduari Tafani: Kuptova se Laerti do më vriste edhe mua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen të tjera dëshmi të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani i cili është një nga 11 anëtarët e bandës së Laert Haxhisë, që u la në burg nga Gjykata e Elbasanit.

Ai tregon se Haxhia e kishte futur dhe vetë Tafanin në listën e personave që do ta vriste, ashtu siç ndodhi edhe me kushëririn e tij, Fridman Xhaferaj që e vrau dhe e hodhi në rezervuar, vetëm se i kishte thyer besimin.

Ky ishte “ligji” i Laert Haxhisë, që kushdo që i thyente besimin ose për këdo që ai kishte dyshime  bëhej i pamëshirshëm.

Gazetari Elton Qyno i “Ora News” mëson se një fakt të tillë e kishte nuhatur dhe Artan Tafani, i cili i ka treguar prokurorit Kreshnik Ajazi, se kishte kuptuar që vetë grupi ku bënte pjesë dhe kryente krime, po e ndiqte për ta vrarë.

Kjo bindje që ai kishte krijuar e ndikoi atë që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke rrëfyer krimet që banda e Laert Haxhisë kishte bërë.

Artan alias Marjus Tafani, bashkëpunëtori i prokurorisë e përkufizon Laert Haxhiun si një person të pamëshirshëm dhe të gatshëm për të vrarë këdo që mendon se e ka kundërshtar, i sjell probleme apo qoftë dhe nëse Haxhiut, i ka lindur dyshime mbi besueshmërinë e personit.

Një gjë e tillë ka ndodhur me kushëririn e tij, Fridman Xhaferaj të vrarë dhe hedhur në rezervuar, vetëm se pse Fridmani kishte thyer besimin e të afërmit të tij, Laert Haxhiu.

Një fakt të tillë e kishte nuhatur dhe Artan Tafani, i cili i ka treguar prokurorit Kreshnik Ajazi, se kishte kuptuar që besimi i Laert Haxhiu ishte lëkundur karshi tij, dhe ai ka dyshuar se vetë grupi ku bënte pjesë dhe kryente krime, po e ndiqte për ta vrarë.

Burgu psikik i krijuar në mendjen e Marjus Tafanit dhe frika e eliminimit të tij me të njëjtat forma siç Laert Haxhiu, kishte vrarë shokët e tjerë, ka qenë një nga arsyet e forta, që menjëherë pas arrestimit nga policia, Tafani të pranojë të flasë për krimet e kryera.

Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Laert Haxhiu, kishte futur në listë për të vrarë të gjithë personat që ishin pjesë e bandës së Aldo Bares dhe këdo që shoqërohej me familjarë të personave që ai kishte vrarë më parë dhe interesohej në polici për gjendjen e hetimeve.

Në këtë listë ishte Kujtim Vata, shok i ngushtë i Besnik Hidës, i mbetur i vrarë nga Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmeti në 1 Tetor 2019 në verandën e një lokali në Lushnjë.

Për vrasjen e Hidës, prokuroria e Fierit ka arrestuar në burgun e Drenovës, Orgest Bilbilin dhe ka shpallur në kërkim dy miqtë e tij, Laert Haxhiun dhe Ardian Ahmetin.

Para se të vritej Besnik Hida, daja i Zamir Latifit, i vrarë edhe ky në 2017 nga Laert Haxhiu, i kishte shkuar mesazhi përmes disa njerëzve të njohur në Lushnjë se:

“…është shprehur Laerti, për mua se nuk do e ha Vitin e Ri.., më kanë dërguar haber, Laerti bashkë me Orgestin dhe Kaloshin…janë betuar se do më vrasin…”.

Dhe në fakt pa mbërritur data e Vitit të Ri, Besnik Hida është vrarë vetëm për shkak se ishte daja i Zamir Latifit dhe interesohej në polici dhe prokurori për fatin e hetimeve dhe kapjen e Laert Haxhiut.

Për të njëjtin shkak, në 20 prill 2022 në qytetin e Lushnjës Laert Haxhiu, së bashku me Artan Tafanin, Lulzim Arapin dhe Dorian Shurdhin, organizohen dhe qëllojnë me armë për të vrarë, Kujtim Meta.

Meta ishte shok i ngushtë i Besnik Hidës dhe punonte si shofer kamioni në Lushnjë, pa pasur asnjë precedent penal apo lidhje me krimin. Por vetëm fakti se ai shoqërohej dhe frekuentonte anëtarët e familjes Hida, mjaftoi për tu vënë në rreth të kuq nga Laert Haxhiu.

Kujtim Meta, teksa qëndronte në një lokal duke pirë kafe në zonën “Stacioni i Trenit” është qëlluar plot 8 herë nga Dorian Shurdhi, por pa mundur ta vrasi. Meta, është plagosur rëndë, dhe fatmirësisht shpëtoi. Pas ngjarjes policia dhe prokuroria e Lushnjës identifikuan Shurdhin, duke e shpallur në kërkim.

Sipas dëshmitarit të prokurorisë, Laert Haxhiu në muajin Maj 2023 vuri në shënjestër për të vrarë dhe Genci Hida. Ky person është vëllai i Besnik Hidës të vrarë me 16 plumba kallashnikovi në 2019. Artan Tafani ka treguar se për vrasjen e Genci Hida, është impenjuar Laert Haxhiu, ai vetë dhe Kristi Bixheku.

Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë gjithçka ishte bërë gati dhe vrasjen do e kryente Tafani së bashku me Kristi Bixhekun. Por arrestimi i Laert Haxhiut në muajin Maj 2023 në Janinë të Greqisë, solli shtyrjen e planit, duke mos realizuar sulmin me armë.

Bujar Turku, ishte një tjetër objektiv për tu vrarë nga Laert Haxhiu dhe banda e tij. Shkak sepse në vitin 2017 Bujar Turku ka qenë rastësisht prezent në lokalin ku Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, shkaktuan masakrën me dy të vrarë Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin.

Në këtë masakër i plagosur mbeti dhe Bujar alias Arben Turku, i cili më vonë u kthye në dëshmitarin kryesor të policisë dhe prokurorisë në procesin penal kundër tre autorëve të masakrës. Por Turku si pasojë e kërcënime iku së bashku me familjen në Angli.

Për të kërcënuar dëshmitarin Bujar Turku, në datën 1 nëntor 2022 si dhe në natën e Vitit të Ri, 31 dhjetor 2022, Laert Haxhiu së bashku me Artan Tafanin, Lulzim Spahinë dhe Erisiano Abedinin, kanë vendosur tritol në banesën e Bujar Turkut, duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale. Në kohën kur është vendosur tritoli, në banesë qëndronte familja e Altin Lamçes, kunat i Bujar Turkut.

Një tjetër emër që ishte futur tek lista e Laert Haxhiut për tu vrarë është dhe Rexhep Gina. Gina, ka qenë anëtar i bandës së Lushnjës dhe rezulton i dënuar me 10 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. për tentativën e vrasjes së Arben Kicja në vitin 2005 në Lushnjë.

Prezenca e Ginës në qytetin e Lushnjës ka tërhequr vëmendjen e Laert Haxhiut për të bërë përgatitjen e vrasjes, por në rrethana të paqarta nuk u realizua.

Në këtë krim të planifikuar në 6 korrik 2022, sipas dëshmitarit të prokurorisë ishin impenjuar Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lorenc Lala, Ederin Çaushi dhe Fatjon Veliu nga Berati.

 

 

Etiketa: Kryesore1tafani

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
VIDEO/ Publikohen pamjet +18 të vajzës së “showbizit”. Kush është?!

Ku janë gjetur videot erotike që qarkullojnë? Hoxha hedh dyshimet për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com