GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dora amerikane në SPAK, hetohet edhe pasuria e Saimir Tahirit

22:19 - 02/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Arben Ahmetaj u shpall në kërkim nga SPAK, socialistët dhe bashkëpunëtorët e dy ministrave të Rilindjes bënin shpesh krahasim mes tyre sa i përket akuzave. Ajo që thuhej e pranohej gjerësisht ishte se vërtet Saimir Tahiri bëri burg, por pasuria e tij nuk iu prek asnjëherë.

Ndonëse prapa hekurave për një farë kohe, biznese të deklaruara e të padeklaruara të tij dhe enturazhit të ish-Ministrit të Brendshëm që kanabizoi Shqipërinë me bekimin e Edi Ramës, vijonin të punonin e rriteshin qetësisht. Ndërkohë për Arben Ahmetajn në shënjestër të SPAK është vënë edhe pasuria e tij. Zyrtarisht ndaj tij rëndojnë 3 akuza; mosdeklarimi i pasurisë, korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Por hetimit pasuror duket se nuk po i shpëton dot as Saimir Tahiri, i cili prej 4 mujsh la qelitë e burgut për ta kryer në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit pas një vendimi të diskutueshëm të Gjykatës së Elbasanit. Një burim pranë SPAK i tha Lapsi.al se ndaj ish-Ministrit të Brendshëm ka nisur një verifikim pasuror.

Organi i akuzës së Prokurorisë së Posaçme po mbledh informacione brenda dhe jashtë vendit për të gjurmuar pasurinë e Saimir Tahirit e për të parë nëse ka fshehje apo elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale. Duket sikur një goditje e tillë e pritshme ndaj Tahirit u paralajmërua ditën kur ai la burgun dhe kur nga selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit nuk vonuan reagimet. Ja çfarë shkroi atëherë ish-ambasadorja Yuri Kim.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkroi Yuri Kim. Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe reagimi i Ambasadës së SHBA.

“Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thuhej në reagimin e selisë diplomatike, e cila kishte përfaqësuesit e saj në çdo seancë të gjyqit të Saimir Tahirit.

Dihet që SHBA ka një ndikim të madh ne SPAK, aq sa përmes fuqisë diplomatike ndihmoi gjithashtu në zgjedhjen e Altin Dumanit në krye. Afërmendsh që edhe ky hetim i ri ndaj Saimir Tahirit mund të jetë ndërmarrë nën influencën e tyre të mundshme. Kur u duk sikur hesapet me drejtësinë e re u mbyllën njëherë e mirë me lirimin nga burgu, për Saimir Tahirin pikërisht këtu ka nisur një telash tjetër me SPAK.

Vendimi i formës së prerë për dënimin me 3 vite e 4 muaj për “shpërdorim detyre” ndaj Tahirit u dha më 4 shkurt 2022. Ndërkohë 1 vit e 4 muaj më pas ish-Ministri i Brendshëm u lirua nga burgu pas dy eksperitzave mjeko-ligjore që arsyetonin përse ai nuk mund të qëndronte më pas hekurave për pjesën e mbetur të dënimit. Në njërën prej ekspertizës thuhej se Tahiri kishte probleme shëndetësore.

Në tjetrën shpjegohej se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk kishte kush të kujdesej për fëmijët. Siç mëson Lapsi.al edhe ekipi i tij mbrojtës e pati këshilluar Tahirin ta kryente dënimin deri në fund.

Mbase duke qenë edhe ata në dijeni të presionit amerikan, kishin parandjerë se dalja e parakohshme nga burgu nuk do të pritej mirë nga ndërkombëtarët e posaçërisht amerikanët, si investitori kryesor i reformës në drejtësi. Mbetet tani për t’u parë se si do t’i orientojë SPAK hetimet për pasurinë e Saimir Tahirit. A do të kemi një proces të dytë në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-Ministrit të Brendshëm? /Lapsi.al/

Etiketa: hetim pasurorSpaktahiri

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Dalin mesazhet e Lleshajt për tenderin e shumëpërfolur: Më dërgo…

Lleshaj flet për skenarin e luftës: Shqipëria hyn automatikisht nëse Serbia...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Lexo më shumë
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com