Mbrëmjen e shkuar, në magazinat e fabrikës së miellit në Laç ka rënë një zjarr me përmasa të mëdha.
Menjëherë janë lajmëruar zjarrfikësit dhe policia e Kurbinit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje.
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve është bërë e mundur të izolohet zjarri në disa pjese te fabrikës së miellit, ndërsa janë shkrumbuar sasi të mëdha mielli, miser dhe nënprodukte.
Sipas pronarit të fabrikës Tonin Loci shkak i rënies se zjarrit një shkëndijë elektrike, ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie, çka mund te ndihmoje grupin hetimor për zbardhjen e plotë të rënies se zjarrit.
Dëmi i shkaktuar sipas pronarit kam vlerën e 40 milionë lekëve.
Discussion about this post