GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çupi ngre alarmin te ‘Ligjet’: Mbeten shqetësim tullumbacet me azot

12:26 - 03/10/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çupi ngre alarmin te ‘Ligjet’: Mbeten shqetësim tullumbacet me azot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Komisionin e Ligjeve sot është diskutuar kanabisi mjekësor që do të kalojë në listën e barnave për qëllime medicinale, ndërsa deputetët e opozitës kanë ngritur një shqetësim tjetër.

Deputetja Dhurata Çupi tha se Komisioni është mbledhur sot vetëm për të futur kanabisin mjekësor në tabelat e barnave mjekësor, duke lënë mënjanë çështjen e rëndësishme që po shqetëson familjet shqiptare, atë të përdorimit të tullumbaceve me azot nga të rinjtë.

Çupi tha se Ministria e Shëndetësisë nuk po e ndal dot fenomenin, ndërsa në përgjigje të saj, zv.ministrja Entela Ramosaçaj shpjegoi se Ministria mban përgjegjësi vetëm për atë që përdoret në spital dhe ajo që shitet nëpër kioska, nuk del nga spitali. Ajo tha se vendi ynë do duhet të përditësojë listën sipas konventave ndërkombëtare.

Çupi: Unë prita të dëgjoja atë që shqetëson opinionin publik. Të gjithë ata që kanë fëmijë e adoleshentë kishin një shqetësim që do donin ta dëgjonin sot për tullumbacet me azot që qarkullojnë në ambientet publike me efekte narkotike. Më vjen keq që nga Ministria e Shëndetësisë nuk gjeta asnjë fjalë për këtë shqetësim të madh të qytetarëve. Sot ju keni ardhur këtu që ligjin për legalizimin e kanabisit ta azhornonit kanabisin mjekësor në tabela, që ta dijë dhe opinioni publik atë për çfarë jemi mbledhur sot. Do bëhet propagandë që po bëjmë namin, kjo është e vërteta. Keni ardhur që kanabisin mjekësor ta përfshini në tabelën e lëndëve mjekësore. Ne po prisnim çfarë po bën Ministria e Shëndetësisë për tullumbacet me azot, këto janë shqetësime që prekin sot familjet, nuk është shqetësim kjo që po diskutoni ju.

Zv.Ministrja: Substanca është peroksid azoti ka formulën kimike N20. Kjo substancë nuk futet në asnjë nga lista e konventës për barnat narkotike dhe si i tillë nuk i nënshtrohet ligjit 88/74 për kontrollin e lëndëve që përdoren për lëndët narkotike. N20 mund t’i nënshtrohet ligjit për barnat dhe është produkt i cili është bar mjekësor dhe përdoret në spitale si narkozë, e kombinuar me diçka tjetër. Ai përdoret në spitale dhe prokurohet vetëm nga spitalet. Përdoret si narkozë dhe kundër dhimbjeve. Nuk klasifikohet në listën e barnave narkotikë.

Çupi: Mënyra si e trajtuar qenka si paracetamol që e marrim në farmaci. Fakti që konsumohet kaq gjerësisht dhe nuk kontrollohet nga Ministria e Shëndetësisë. Si qarkullon kjo lëndë. Është si të marrësh paracetamol në farmaci.

Zv.Ministrja: Nuk është si paracetamol, është vetëm për përdorim spitalor, nuk mund të shitet në farmaci. Nuk rrjedh nga spitalet. Kioskat nuk e marrin nga spitalet. Protoksidi nuk ka vetëm qëllime mjekësore, ai përdoret dhe në industri ushqimore, makina etj. Jo vetëm bar mjekësor por edhe për qëllime të tjera. Ministria e Shëndetësisë e ka të lidhur vetëm për përdorim spitalor, nuk mund ti nënshtrohet ligjet të barnave narkotike se miratohet nga një bord ndërkombëtar.

 

Etiketa: Cupitullumbace

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
“Sekonda atomike”/ Ndahet çmimi Nobel në Fizikë

"Sekonda atomike"/ Ndahet çmimi Nobel në Fizikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com