GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kultivonte kanabis në banesë, ja vendimi i Apelit për Encën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Postimi i parë i Encës pas lirimit nga burgu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndaj Ruenca Haxhia, e njohur ndryshe si Enca.

Enca u arrestua disa javë më parë pas një kontrolli të ushtruar në banesën e saj në Lundër, ku iu gjetën bimë kanabis të mbjella në disa vazo në ballkon.

Këngëtarja deklaroi se i kishte për përdorim vetjak, duke kërkuar që masa e dënimit të ishte më e lehtë.

NJOFTIMI i VENDIMIT TE APELIT

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nga e ana e Policisë është marrë informacion, se në ambientet e vilave pas QëndrësTregtare TEG, po kultivohen bimë Cannabis Sativa, e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetësia me iniciale R.H.

Ballkonin plot me kanabis, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim me iniciale R.H, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, të parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Tiranë me vendimin nr. 2067 Akti, datë 14.09.2023, ka vendosur:

–       Vleftësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të personit nën hetim R. H. Dhe caktimin ndaj saj si masë sigurimi atë të “Detyrimit për paraqitje në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

–       Nga personi nën hetim me iniciale R.H, i cila kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal.

–       Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Elona Mihali, vendosi:

–       Mospranimin e ankimit të Prokurorisë të ushtruar ndaj vendimit nr. 2067 akti, datë 14.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për shkak të heqjes dorë nga ankimi nga ana e Prokurorisë.

–       Mospranimin e ankimit të personit nën hetim Ruensa Haxhiaj të ushtruar ndaj vendimit Nr. 2067, datë 14.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak se ankimi është ushtruar jashtë afatit ligjor

 

Etiketa: ApeliEncaKanabisvendimi

Lajme të lidhura

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
Para
Champions/ Do të ndeshen me BATE-n, Zekiç: Duhet të jemi vigjilent, jam i bindur se…

Klubi i njohur kroat trazon Partizanin, Zoran Zekic drejt largimit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës
Breaking Views

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26

Aktivisti Arben Kola ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga BKH dhe SPAK në banesën e Ron Yeffet, në kuadër...

Lexo më shumë
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com