GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në luftë për jetën, 1 vjeçarja shqiptare bie nga lartësia 6 metra. Detajet

19:54 - 03/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Në luftë për jetën, 1 vjeçarja shqiptare bie nga lartësia 6 metra. Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vajzë e mitur, 1 vjeçare, ka rënë nga dritarja e katit të tretë të shtëpisë, ndërsa po lufton mes jetës dhe vdekjes në terapi intensive.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Modena, rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm, raportojnë mediat italiane.

Një nënë e re shpërqendrohet për një moment dhe vajza e saj njëvjeçare bie nga dritarja e shtëpisë së tyre që ndodhet në katin e tretë të një pallati në Strada Nazionale për Carpi në cep me Via. Cervi, në Modena, raportojnë mediat.

Vajza e vogël ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, teksa ra nga një lartësi prej 6 metra

Babai i vajzës një punëtor ndërtimi dhe nëna e saj një 25 vjeçare me origjinë shqiptare.

Vogëlushja pasi i ka shpëtuar vëmendjes së nënës së saj është rrëzuar nga dritarja e papafingos ku ndodhet dhoma e saj e gjumit.

Një dritare e mbrojtur nga një grilë hekuri e punuar, të cilën vajza e vogël arriti ta kapërcejë duke u përkulur jashtë, teksa humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke u përplasur përtokë pas një fluturimi prej rreth 6 metrash në zbrazëti, pa pasur mundësi askush për ta shpëtuar, raportojnë mediat.

Nëna zbriti menjëherë shkallët për të shpëtuar vajzën e saj, e cila kishte rënë në oborrin e brendshëm të godinës. Pasi mori vajzën e vogël, gruaja ngriti alarmin dhe kërkoi ndihmën e parë në klinikën ngjitur me ndërtesën. Në atë moment është thirrur menjëherë urgjenca mjekësore 118 dhe në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e shëndetësisë me një autoambulancë.

Stafi e kuptoi menjëherë peshën e situatës.  Sapo ka mbërritur në spital, vogëlushja është intubuar, por goditja me tokë, pas një rrëzimi prej gjashtë metra, ka qenë shumë e fortë dhe vogëlushja ka pësuar një traumë të rëndë në tru.

Vajza e vogël tani është nën vëzhgim në terapi intensive dhe mjekët e kanë cilësuar gjendjen e saj shumë të rëndë.

Do të duhet të presim orët në vijim për të kuptuar nëse dhe si do të reagojë trupi i tij i vogëlushes ndaj terapive të vendosura nga mjekët.

Ndërkohë, në banesën në Strada Nazionale per Carpi ka mbërritur edhe policia e cila po heton lidhur me dinamikën e ngjarjes. Hetuesit supozojnë se ishte një aksident i tmerrshëm në familje. Babai, i cili u njoftua menjëherë për aksidentin e tmerrshëm, ishte larg shtëpisë, teksa punonte në provincën e Parmës.

Etiketa: FoshnjeItaliKryesore1shqiptarja

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
Të shtëna me armë në Vaun e Dejës, 39-vjeçari qëllon drejt makinës…

E fundit/ Dhunohet gazetari në Tiranë. Emri....

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com