GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mashtrim 28 milionë euro, “gjermani fantazmë” drejt ekstradimit në Korenë e Jugut

13:11 - 05/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Mashtrim 28 milionë euro, “gjermani fantazmë” drejt ekstradimit në Korenë e Jugut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 19 Gusht të këtij viti, biznesmeni 61-vjeçar gjerman, Stephan Morgenstern, kishte dalë të priste bashkëshorten e tij në aeroportin e Rinasit. Aty ai përballet me një “surprizë” aspak të këndshme. Oficerët e Policisë e shoqërojnë dhe më tej e prangosin.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-kërkimi ndërkombëtar nga Gjykata e Seulit në Korenë e Jugut. Morgenstren dyshohet se ka ngritur një skemë piramidale, me anën e të cilës ka mashtruar mbi 1 mijë investitorë koreanë, për një vlerë totale prej 28 milionë euro.

Diçitura: Sipërmarrësi gjerman, Stephan Morgenstern

 

Të dhënat gjyqësore, të konsultuara nga “Gijotina” tregojnë se Morgensten akuzohet nga autoritetet koreane, por ai nuk ka shkelur asnjëherë në atë vend. Ai u arrestua për efekt ekstradimi në Nëntor 2022 në Greqi, por nuk gjendej më aty. Sipërmarrësi gjerman pretendon se ka hyrë në Shqipëri në Prill 2023, por nuk ka asnjë gjurmë në pikat e kalimit kufitar.

 

Ai duket se ka vepruar si një “fantazmë” për t’iu shmangur pasojave ligjore për mashtrimin e supozuar të kryer në Korenë e Jugut. Dhe, parë në këndvështrimin e tij, veprimet janë të justifikuara. Në vendin aziatik, ai rrezikon dënim të rëndë, deri në burgim të përjetshëm. Tashmë, ai duhet të përballet me drejtësinë shqiptare, e cila, në dy shkallët e gjyqësorit, ka vendosur ta mbajë në burg, deri në shqyrtimin e plotë të kërkesës për ekstradimin e tij.

 

Historia e “skemës mashtruese”

Në nëntor të vitit të kaluar, në median greke u publikuan të dhëna të detajuara mbi aktivitetin e Morgenstren, menjëherë pas arrestimit të tij në Athinë. Sipas atyre raportimeve, sipërmarrësi gjerman qëndron pas një kompanie shitjesh on-line, “Future-net”.

Morgenstern dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë mashtruar në një vlerë prej 29 milionë dollarësh investitorë të ndryshëm në Poloni, Gjermani, Itali, Korenë e Jugut dhe vende të tjera, nëpërmjet një skemë marketingu në shumë nivele dhe asete. “Futurenet” u themelua në vitin 2014 nga Morgenstern dhe bashkëpunëtori i tij, Roman Ziemian.

Kompania pretendoi se po u shiste investitorëve paketa reklamimi dixhitale, të cilat ata më pas do t’ua shisnin të tjerëve për një fitim. “Futurenet” pagoi gjithashtu komisione të larta për investitorët që sollën të tjerë në kompani në atë që konsiderohet si “skemë piramidale”. Përveç paketave të reklamave dixhitale, “Futurenet” krijoi në vitin 2018 edhe platformën “Futurocoin”, e cila dështoi shumë shpejt.

Diçitura: Reklama për platformën e dështuar, “Futurecoin”

 

Gjithçka u shkatërrua kur autoritetet polake e shpallën kompaninë një skemë piramidale.

Autoritetet koreane ndoqën shembullin, duke akuzuar Ziemian dhe Morgenstern se kishin mashtruar rreth 1000 investitorë koreanë për miliona dollarë. Interpoli shpejt u përfshi dhe nxori ​​një “Kartelë të kuqe” për arrestimin e të dy personave. Bazuar mbi urdhër-kërkimin ndërkombëtar, Ziemian u arrestua i pari në Itali. Ndërsa Morgenstern u arrestua në Greqi, ndërkohë që tentoi të hipte në një avion me destinacion Dubain. Ai pretendohe se kishte hapur një garazh luksoz makinash në Dubai. Pas arrestimit të tyre, gazeta koreane “Khan” raportoi se policia e atij vendi ka ngrirë asetet me vlerë 160 miliardë KRW (123 milionë dollarë) të të dyshuarve.

“Ne planifikojmë të bashkëpunojmë me Greqinë, Italinë dhe Poloninë për të marrë përsipër të dyshuarit dhe për t’i hetuar ata sipas prioritetit të çështjes. Ne planifikojmë të bëjmë përpjekje aktive në mënyrë që një pjesë e madhe e 160 miliardë KRW fitime të krimit t’u kthehet viktimave vendase”, tha një përfaqësues i policisë së Koresë së Jugut në atë kohë.

Të dhënat treguan se dy personat e dyshuar për mashtrim posedonin pasaporta diplomatike nga Gambia, duke i lejuar ata të udhëtonin pa problem në mbi 80 vende në mbarë botën, duke mundësuar më tej mashtrimin e tyre shumë milionësh.

 

Arrestimi në Shqipëri

Ndërkohë që autoritetet greke po shqyrtoheshin procedurat e ekstradimit të Stephan Morgenstern në gjendje të lirë, ai largohet nga Greqia. Në 19 Gusht 2023, ai arrestohet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit për llogari të autoriteteve koreane, ndërkohë që nuk rezultonte zyrtarisht të kishte hyrë në Shqipëri.

Morgenstern u tha oficerëve të Policisë Shqiptare se “kishte disa muaj që banonte në Shqipëri, ku kishte hyrë nga Pika kufitare Kakavijë, një ose dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Kam hyrë si pasagjer në një autobus dhe për shkak të fluksit të madh të shtetasve që kalonin kufirin, kontrolli i pasaportë ishte vizual dhe jo i detajuar me anë të sistemit kompjuterik”. Ai deklaroi gjithashtu se është shtetas gjerman, si dhe shtetas i Republikës së Vanuotu-s.

Diçitura: Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest me burg” për qëllim ekstradimi ndaj Morgenstern

Morgenstern nuk pranoi që të ketë patur ndonjë hetim për të apo të ketë marrë pjesë në ndonjë ngjarje kriminale në Korenë e Jugut dhe se nuk ka kryer ndonjë vepër penale. Ai gjithashtu deklaroi se, asnjë shtetas korean nuk është arrestuar për këtë çështje.

Pas arrestimit, Morgenstern u dërgua para gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës, i cili, në 22 Gusht caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për efekt ekstradimi. Sipërmarrësi gjerman, nëpërmjet avokatëve të tij, e kundërshtoi vendimin, duke kërkuar lirimin e tij në Gjykatën e Apelit.

Avokatët pretenduan disa shkelje proceduriale në afatet për njoftimin e akteve që rëndonin ndaj tij. Por, pikët më të forta të mbrojtjes ishin më së paku dy. Ata, njëlloj si Morgenstern pretendon se asnjë korean nuk është arrestuar për këtë çështje, duke njoftuar gjykatën se dy persona të arrestuar fillimisht në Kore tashmë janë të lirë. Po ashtu, avokatët pretenduan se Korea e Jugut është jashtë Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ky faktor mund të nxisë trajtim jo-normal të klientit të tyre në Kore, aq më tepër që ai rrezikon dënimin deri në burgim të përjetshëm.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: GjermanRinasStephan Morgenstern

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Çmimi Nobel në Letërsi e fiton dramaturgu norvegjez Jon Fosse

Çmimi Nobel në Letërsi e fiton dramaturgu norvegjez Jon Fosse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com