GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ballkani synon rezultat pozitiv në përballjen me Dinamon e Zagrebit

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Ballkani synon rezultat pozitiv në përballjen me Dinamon e Zagrebit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ballkani vazhdon sot (e enjte) rrugëtimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, për t’u përballur në raundin e dytë me Dinamo Zagrebin.

Ndeshja fillon në ora 18:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampioni i Kosovës është ende pa pikë, pasi ndeshjen e parë e humbi ndaj Vitoria Plzenit me rezultat minimal 1-0.

Në anën tjetër, Dinamo triumfoi lehtësisht ndaj Astanas, duke e mposhtur 5-1.

Por, skuadra kroate për këtë takim ka shumë mungesa, ndaj edhe Ballkani ka shanse të mira që sonte të marrë së paku një pikë.

Do të jetë një ndeshje e vështirë në letër, mirëpo trajneri Ilir Daja ka thënë se ata janë përgatitur maksimalisht për këtë duel dhe do të synojnë rezultatin pozitiv.

Trajneri Ilir Daja ka një ide të qartë rreth ndeshjes së sotme dhe ka në mendje 11-shen titullarë që pritet ta hedhë në fushë ndaj Dinamos.

Strategu i kampionit të Kosovës nuk pritet që të bëjë ndryshime në skemë nga ndeshja e kaluar me Plzenin.

Daja pritet që në këtë ndeshje të startojë me emra si Enea Koliçi në portë, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Gentrit Halili dhe Lorenc Trashi.

Në mesfushë do të luajnë Lumbardh Dellova, Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba. Në sulm do të jetë treshja Nazmi Gripshi, Albin Berisha dhe Hamidi.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit:

Koliçi, Thaqi, Jashanica, Halili, Trashi; Dellova, Zyba, Kuc; Gripshi, Hamidi, Berisha.

 

 

Etiketa: Ballkanidinamo

Lajme të lidhura

Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!
Sport

Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!

21:14 - 07/10/26
Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë
Sport

Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë

18:44 - 07/10/26
Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e turit tjetër
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e turit tjetër

17:50 - 07/10/26
Para
585 kg kokainë në Selanik/ Zjarrfikësi shqiptar, koka e trafikut…

585 kg kokainë në Selanik/ Zjarrfikësi shqiptar, koka e trafikut...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26

Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor. Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër...

Lexo më shumë
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com