GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Plas sherri tek Tirana, Halili “përplaset” me Shehin pas shkarkimit

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Halili i lumtur: Falënderoj skuadrën! Beshiktashi? Do të flasim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka pohuar se Juliuan Ahmataj është trajner i përkoshëm, si dhe i ka mëshuar faktit se Orges Shehi është i pezulluar deri në fund të majit 2024.

Halili pohoi se Shehi po e feston pezullimin me presidentin e Dinamos Ardian Bardhi dhe njerëzit e tij, gjë të cilën ai e paraqiti me foton që i kishte mbërritur në telefonin e tij kur po fliste për mediat.

Edhe pse duket se ka pëlqime nga klube të ndryshme për Shehin ky bëjnë pjesë edhe rivalët e kryeqytetit, Refik Halili është vendosur për ta bllokuar Orges Shein, sipas kontratës, deri në maj të 2024-ës.

Mbetet të shikohet se sa stoik do të jetë presidenti i Tiranës në këtë qëndrim të tij për Shehin. Ja reagimi presidentit Halili gjatë pasdites së sotme për mediat:

“Tirana është një klub me tradita dhe shumë i rëndësishëm. Jemi para skuadrës për të diskutuar dhe bërë më të mirën, sepse jemi para një ndeshje ku nuk kemi shumë kohë. Kemi bërë një skuadër që nuk shkon me këto rezultate të dobëta në dy ndeshjet e fundit. Kontigjenti është shumë i mirë dhe shpresojmë që në ditë dhe javët në vazhdim do të bëjë kthesën po ashtu kemi pasur një trajner, i cili them se ka qenë trajner i mirë. Ndoshta është kjo që rezultatet, bëjnë që kur gjërat nuk shkojnë mirë në skuadër, gjithmonë duhet bërë një ndërhyrje. Ndaj ne menduam që të ndërhyjmë duke larguar trajnerin nga skuadra,  për të cilin kemi njoftuar s kemi një marrëveshje dhe do ta zbatojmë deri në fund duke i dhënë një pezullim dhe për të vazhduar e respektuar kontratën  që kemi deri në fund të sezonit.

Për sa u përket drejtimit të skuadrës, nuk kemi kohë ndaj kemi menduar që të vendosim trajner nga akademia jonë. Ndaj kam menduar që të vendosim kryetrajnerin e skuadrës së të rinjve, Julian Ahmatajn me stafin e tij, si dhe stafi i cili është prezent sot pranë skuadrës. Pra do të jetë një trajner i përkohshëm.”

Për sa kohë do të jetë pezullimi i Shehit?

Ju thashë, kontrata vazhdon. Të mos  bëjmë pyetje të tilla, pasi kontrata vazhdon deri në fund të muajt majit të vitit të ardhshëm.

Nëse trajneri Shehi do të ketë ndonjë ofertë, ju do ta lini të lirë?

Unë erdha t’u jap këto shpjegime. Në vazhdim do të flasim, dhe për sa i përket kësaj besoj se jam i qartë, Unë kam ardhur këtu të flas me skuadrën, ku përveç tyre kam biseduar edh me stafin.

Si përfundim, për t’u dhënë përgjigje asaj që më pyetet, sapo më erdhi një foto e botuar nga njerëz tanë të afërt ku Orges Shehi po feston sot me presidentin e klubit Dinamo në një lokal luksoz me njerëzit e tij.

Sapo e mora këtë foto, kështu që çfarë kisha për të thënë, ua tregova. E rëndësishme është që skuadra të ecë përpara. Shehi është i pezulluar, siç ua thashë, nuk ka marrëveshje tjetër veç asaj që është edhe në faqen e klubit Tirana. Ne do ta zbatojmë deri në fund.

Etiketa: Halilishehishkarkim

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë
Sport

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Para
Opozita kërkon mocion me debat për raportin e DASH mbi Shqipërinë

Kur do të nisë protestat opozita? Boçi zbulon skenarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com