Anestezisti Roland Xhaxho ka reaguar përmes një deklarate lidhur me vdekjen e fëmijës 3 vjeç, i cili i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje dentare në klinikën private të mjekut.
Në reagimin e tij Xhaxho sqaron detaje, sipas të cilëve, fëmijë kishte lindur me një defekt në zemër dhe dy vite më parë i ishte nënshtruar një operacioni.
Kjo sipas tij është arsyeja sepse u zgjodh anestezia e përgjithshme në rastin e 3-vjeçarit për të realizuar ndërhyrjen dentare.
“Është bërë një abuzim i madh me këtë çështje”, thuhet në reagimin e mjekut Xhaxho, i cili thekson se misioni i punës së tij është shpëtimi i jetës së pacientëve.
Xhaxho sqaron se fëmijë kishte infeksion të dhëmbëve, ndërsa shton se familjarët kanë firmosur dhe janë shprehur dakort për anestezinë.
“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë.
Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, deklaron ai.
Cfarë thanë familjarët
Guri Spahiu, gjyshi i tre vjecarit, që humbi jetën ditën e tretë pas ndërhyrjes në gojë për rregullimin e dhëmbëve në klinikën dentare “Splendent” në Rrugën e Kavajës në Tiranës, tregon gjithcka ndodhi para syve të tyre një javë më parë.
Gjyshi i 3-vjeçarit, në një intervistë tha se mjeku Roland Xhaxho u ka vrarë djalin. Guri Spahiu u shpreh se nëse shteti nuk merr masa do t’i marrin vetë.
‘Nuk u përmend. Djali u bë akull u zverdh. Nuk na e hapi fare telefononin që të merrnim një informacion për të. Doktoratë e çuan në intubim se është në djali na thanë në gjendje të rëndë. Vazhduan duke hequr narkozën. Ditën e dytë na erdhën të gjithë mjekët thirrën edhe Roland Xhaxhon.
Vajza e tij është dentiste, kurse ky është mjeku që jep narkozën. Në prezencë të tyre u thash mjekëve se shkaktar për këtë gjendje të djalit është ky. Djali im nuk kishte probleme. Ata e kanë marrë doktorët spitalit, kanë ndenjur aty kanë filluar problemet.
Ne kemi bërë denoncimin do ta ndjekim hap pas hapi. Në rast se shteti nuk jep vendimin e duhur ne jemi në gjendje të marrim vetë masat.
Na ka vrarë djalin, jo që e vrau por u tregu një kriminel se kërkoi të fshihte ngjarjen. Mjekët na kanë dhënë këtë informacion se shkak është narkoza e tepërt. Ky ishte veprimi që bënë të gjithë mjekët. O burra thanë të heqim narkozën e tepërt, ’ tha gjyshi i 3-vjeçarit.
Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës.
Rasti është referuar në prokurori për veprë penale “neglizhencë në mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundavajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.
Discussion about this post