GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ambasadorët e SHBA dhe BE zbarkojnë në kufirin Serbi-Kosovë, çfarë po ndodh…

22:29 - 05/10/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadorët e SHBA dhe BE zbarkojnë në kufirin Serbi-Kosovë, çfarë po ndodh…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Christopher Hill, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Beograd, Emanuele Giaufret, u takuan të enjten në jug të Serbisë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviç.

Këtë e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Ambasada e SHBA-së në Beograd. Sipas raportimeve, takimi është zhvilluar me ftesë të zyrtarëve ushtarakë dhe shtetërorë të Serbisë, në mënyrë “që Hilli dhe Giaufret të mësojnë më shumë” për situatën pranë kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Vizita e Hillit dhe Giaufretit në kazermat e Ushtrisë Serbe vjen rreth dhjetë ditë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Dhe, po ashtu, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësime se Serbia kishte zhvendosur trupat e saj në afërsi të kufirit me Kosovën, duke i bërë thirrje asaj t’i tërheqë ato.

Disa media në Serbi raportuan më herët se diplomati amerikan fillimisht zbarkoi në helikopterin e Ushtrisë Serbe në kazermën “Stefan Nemanja” në Rashkë dhe më e vizitoi kazermën “Rifat Burxheviç Trsho” në Novi Pazar.

Të dyja kazermat ndodhen afër kufirit të Serbisë dhe Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë njoftoi se dy diplomatët e huaj “ishin mysafirë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviç, gjatë një vizite të shkurtër në disa njësi të Forcave të Armatosura të Serbisë në zonën e gjerë të Novi Pazarit”.

“Gjatë vizitës ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së patën mundësinë të sigurohen që njësitet e Forcave të Armatosura të Serbisë në atë zonë kryejnë vetëm detyrat e tyre të rregullta”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Derisa Serbia e ka mohuar çfarëdo përfshirje në këtë sulm, përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Ai u mor në pyetje dhe u lirua menjëherë nga autoritetet serbe më 4 tetor.

Pas kritikave nga SHBA-ja dhe BE-ja, Serbia filloi t’i tërheqë një pjesë të forcave të saj nga kufiri.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një intervistë për CNN më 2 tetor se raportet për rritjen e numrit të pjesëtarëve të ushtrisë në jug “nuk ishin plotësisht të vërteta” dhe deklaroi se një vit më parë ushtria serbe kishte 14,000 ushtarë në kufirin me Kosovën, ndërsa sot ka “vetëm 4.400”./REL

Etiketa: ambasadoretBEKosoveSerbiSHBA

Lajme të lidhura

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
Ueda shpërthen në lot, çfarë ndodhi në “Love Island Albania”

Ueda shpërthen në lot, çfarë ndodhi në "Love Island Albania"

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com