GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zef, autori është ende në kërkim

09:22 - 06/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zef, autori është ende në kërkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër ditë nga dhunimi i gazetarit dhe administratorit të portalit “Pamfleti”, Gjergj Zefi, Komisariati nr. 3 dhe Policia e Tiranës, që po hetojnë ngjarjen, ende nuk kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë personin e vetëm të identifikuar si të dyshuar në këtë krim, Renato Bodurri nga qyteti i Elbasanit.

Renato Bodurri, rezulton të jetë babai i një fëmije 3 vjeç dhe punon si kamarier pranë një lokali të njohur në qytetin e Elbasanit.

Bodurri, vijon të qëndrojë në kërkim policor, ndërsa policia e Tiranës ka shkuar në banesën e tij në Elbasan, duke mos e gjetur në objektin e banimit.

Uniformat blu që u paraqitën në shtëpinë e tij, morën kontakt me babain dhe vëllain, e Renato Bodurrit, të cilët thanë se familjari i tyre nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sipas tyre, Renato ndodhej në shtëpi në momentin kur ka ndodhur goditja e gazetarit, Gjergj Zefi. Dhe për të provuar këtë pretendim vëllai dhe babai i Renatos, kanë dorëzuar tek uniformat blu disa pamje filmike.

Por pavarësisht se Renato së bashku me familjarët e tij pretendojnë se nuk kanë asnjë lidhje me dhunën ndaj gazetarit, Bodurri, deri ditën e sotme s’ka marë asnjë iniciativë për tu dorëzuar në organet ligjzbatuese, për të sqaruar pozicionin e tij në këtë ngjarje kriminale, ku 5 persona dhunuan gazetarin Zefi.

Prova e vetme që e lidh Renato Bodurrin në sulmin fizik ndaj Gjergj Zefit, është një targë makine, që 5 personat menjëherë pas dhunës ndaj gazetarit, janë larguar. Kjo targë ka qënë e fiksuar në një automjet tip “Volsvagen”.

Por vëllai dhe babai i Renato Bodurrit, gjatë marjes në pyetje në polici, kanë pohuar se makina nuk është e tyrja, dhe se targat mund të jenë dublikuar me letër të printuar dhe ngjitur në mjetin që është përdorur në ngjarje.

Sipas tyre, makina së bashku me targat prej disa kohësh qëndron në fshat ku vijon të jetë ende dhe sot.

Për shkak të këtij përshtjellimi të krijuar gjatë kësaj faze hetimi, është kryer shpallja në kërkim policor e Renato Bodurrit. Ndërsa prokuroria e Tiranës ende nuk ka marë një vendim zyrtar për kërkimin e arrestimit të tij.

Vëllai i Renato Bodurrit është marrë në pyetje dy herë, ku policia njëherësh i ka kërkuar që të negociojë me qëllim dorëzimin e Renatos, për të dhënë sqarime.

Etiketa: dhunagazetariGjergj Zefikamarieri

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Kush është shkrimtari Jon Fosse, që fitoi “Nobelin” në Letërsi?

Kush është shkrimtari Jon Fosse, që fitoi “Nobelin” në Letërsi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com