GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emrat/ Bllokuan seancën, ja 8 deputetët e PD që pritet të dënohen nga…

15:45 - 06/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I zunë vendin Nikollës dhe ministrave, ja si opozita bllokoi Kuvendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste ka kërkuar masa ndaj 8 deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan seancën e së enjtes, pasi mazhoranca refuzoi të miratonte emrat e propozuar nga Grupi Parlamentar i PD si përfaqësues të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

PS ka kërkuar masa ndaj Asllan Dogjani, Gazment Bardhit, Luan Baçi, Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati,Zheni Gjergji dhe Lefter Gështenjës.

Deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore. Shkak për tensionet në sallë u bë mosvotimi i përbërjes së Komisionit, që u cilësua si shkelje Kushtetuese.

Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që të anulohet votimi.

Në letrën e PS të firmosur nga Blendi Çuçi dhe deputetët e PS theksohet se ligjvënës të pozitës bllokuan kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që të ulej në drejtimin e seancës.

Ndërkohë që deputetët Dogjani, Baçi, Bardhi dhe Gështenja, penguan me karrige dhe nuk lejuan Lindita Nikollën që të hyntë në sallën e Kuvndit.

Madje Gazment Bardhi i ka marrë kartën elektronike në mënyrë që të mos votojë.

“Përkatësisht deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji bllokuan vendin në sallën e seancës plenare, ku ulet Kryetarja e Kuvendit, duke penguar që të vijonte normalisht seanca plenare, pas mbylljes së diskutimeve.

Deputetët Lefter Geshtenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazmend Bardhi në koordinim me njëri-tjetrin penguan korridorin hyrës të Kryetares së Kuvendit në sallën e seancës plenare, me karrige si dhe nuk lejuan kalimin e saj drejt vendit të saj, për të njoftuar vijimin ose mbylljen e seancës plenare sipas kompetencave që i njeh ligji dhe Rregullorja e Kuvendit.

Deputeti Gazmend Bardhi e pengoi Kryetaren që të jepte njoftimet duke i hequr kartën nga pajisja elektronike gjatë fjalës së saj që po mbante në një nga vendet ulëse të Këshillit të Ministrave, në pamundësi që të fliste nga vendi i saj si pasojë e bllokimit nga deputetë të opozitës siç përshkruhet më sipër.

Të gjitha veprimet e mësipërme, përbëjnë shkelje të rënda sipas Rregullores së Kuvendit, neni 65/1, pika a’, (pengimi i seancës plenare, shkaktim kaosi) dhe që vijnë në kundërshtim të hapur me Kodin e Sjelljes së Deputetit, pasi përbëjnë veprime të papërgjeshme, kundër normave etike për deputetin si model për shoqërinë dhe që cënojnë rëndë imazhin e Kuvendit dhe vetë deputetit në publik”, thuhet në letrën e deputetëve të PS.

Etiketa: DeputetetEmratkuvend

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Para
Egnatia fiton me “tris” ndaj Dinamos dhe shkëputet

Egnatia fiton me “tris” ndaj Dinamos dhe shkëputet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com