GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Coufal tregon më shumë seç duhet: Trajneri na ka thënë që…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Coufal tregon më shumë seç duhet: Trajneri na ka thënë që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 12 tetor një “Air Albania” i stërmbushur pret Republikën Çeke në një sfidë që pritet të vendosë shumë sa i përket kualifikimit për në Kampionatin Europian. Atmosfera e zjarrtë nuk e tremb zëvendës kapitenin e Çekisë. Vladimir Coufal-i ka thënë së fundmi se e pret me padurim këtë ndeshje, në të cilën objektiv të vetëm ka fitoren.

Mbrojtësi i Ëest Ham-it sheh pikë të fortë të Shqipërisë goditjet nga distanca. Ai zbuloi se trajneri e paralajmëroi skuadrën në sfidën e muajit shtator që të mos i lejonin lojtarët shqiptarë të gjuanin nga distanca. Megjithatë, nuk ia dolën dot, pasi në atë mënyrë erdhi goli i Nedim Bajramit. Coufal-i duket se ka mësuar nga gabimet dhe tashmë duan vetëm tre pikët ndaj kuqezinjve.

“Duhet të luajmë mirë në të dyja pjesët, të mbajmë topin, të mos jemi alibi. Dhe gjithashtu të mos lejojmë që shqiptarët të bëjnë gjuajtje nga distanca. Trajnerët na paralajmëruan për këtë para ndeshjes së parë, por gjithsesi shënuan një gol nga ky pozicion. Ngjashëm me Poloninë në ndeshjen e radhës. Shqiptarët kanë gjuajtje të shkëlqyera nga distanca.

Vërshëllimat në stadium? Duke folur për veten time, mezi po e pres. Nuk e kam problem nëse dikush më vërshëllen. Përkundrazi, më pëlqen ajo lloj atmosfere sepse më bën të ndihem mirë. Besoj se nuk do të kemi problem me këtë. Sezonin e kaluar përjetova luftën për të qëndruar në Premier League, dhe ky ishte vetëm presioni! Unë nuk shoh ndonjë problem me këtë, edhe nëse mjedisi ndoshta do të jetë armiqësor. Nga ana tjetër, në asnjë rrethanë nuk duhet të mungojë njëfarë respekti bazë. Për shembull, nuk duhet vërshëllyer gjatë himnit kombëtar, siç ndodhi me polakët në Shqipëri.

Një fitore në Shqipëri do të na ndihmonte shumë. Pastaj ne duhet të mposhtim Ishujt Faroe në shtëpi. Dhe nëse nuk humbasim në Poloni, jemi në Europian. Do të doja të shkoja sa më shpejt në kampionat. Dhe pastaj le ta ndajnë mes tyre shqiptarët, polakët dhe moldavët. Por ne vetëm duhet të jemi atje”, ka deklaruar Vladimir Coufal-i.

 

Etiketa: CoufalShqiperi

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Dëmtohet Gjimshiti, a do të jetë gati për Çekinë?!

Dëmtohet Gjimshiti, a do të jetë gati për Çekinë?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com