GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dërguari i posaçëm gjerman zbulon mesazhin “sekret” që do jepet më 16 tetor

19:13 - 06/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I dërguari i posaçëm gjerman zbulon mesazhin “sekret” që do jepet më 16 tetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 16 tetor në Tiranë mbahet Samiti në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërkohë që sot u mbajt Ministeriali i ministrave të Jashtëm të vendeve të përfshira në këtë proces.

Lidhur me procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe sfidave me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, në podcasting e radhës “Public Square”, Ditmir Bushati, bisedoi me Manuel Sarrazin, Përfaqësues i Posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai u pyet nëse vendimi për të organizuar konferencën e Berlinit në Tiranë është një shprehje vullneti se e ardhmja e rajonit tonë është në BE?

Por Sarrazin tha se rezultatet e takimit janë më të rëndësishme sesa vendi i mbajtjes së takimit.

Ai zbuloi se me mbajtjen e takimit në Tiranë synohet të jepet mesazhi se rajoni është në pozitë të barabartë në Procesin e Berlinit.

“Ideja është për të dhënë mesazhin se rajoni është në pozitë të barabartë në Procesin e Berlinit. Kjo është ideja.

Ne duhet t’i qëndrojmë vullnetit politik dhe Gjermania po përpiqet të injektojë një fluks të vullnetit politik edhe në rajon me qëllimin shtimin e reagimit për më shumë shpejtësi politike. Për ne nuk ka të bëjë vetëm me hapjen e kapitujve dhe çeljen e negociatave, posaçërisht për Shqipërinë edhe Maqedoninë e Veriut.

Angazhimi ynë është për një vullnet të fortë politik dhe për rezultate konkrete”, thekson Përfaqësuesi i Posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Për Manuel Sarrazin, Procesi i Berlinit ka dhënë disa rezultate konkrete për vendet e Ballkanit Perëndimor edhe pse ato shpeshhere nënvleftësohen.

“Ka një shans historik për të parë më në fund se Procesi i Berlinit mund të jetë një instrument mjaft i fuqishëm në drejtim të kontributit për perspektivën europiane. Por le ta themi edhe në këtë mënyrë, për rolin e institucioneve europiane dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor. Në këtë ndryshim historik që po vjen tashmë me Ukrainën dhe Moldavinë, zgjerimi rivjen në skenë si instrumenti më i fuqishëm i politikës së jashtme që ka BE-ja.

Meqë ra fjala, është pa mëdyshje në duart e Komisionit sipas procedurës, jo sipas vendimeve, për shkak të situatës në Këshill. Pra, është një shans historik posaçërisht për Gjermaninë dhe vendet e Procesit të Berlinit në përgjithësi për t’i dhënë një shtytje tjetër dhe një fluks tjetër idesh këtij procesi”, tha Sarrazin.

Etiketa: BEGjermaniSamitisarrazinTirana

Lajme të lidhura

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë
Aktualitet

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

20:24 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares
Breaking Views

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26
Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes
Aktualitet

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes

19:19 - 02/02/26
Para
Fansat dyshojnë se Noizy dhe Yll Limani kanë prishur raportet

U tha se s’flisnin me Yllin! Noizy vë pikat mbi ‘i’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë
Aktualitet

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

20:24 - 02/02/26

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël. Bëhet...

Lexo më shumë
Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

20:21 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26
Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes

19:19 - 02/02/26
Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

19:06 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com