GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ligji për shtetësinë, testi i rradhës për Presidentin Begaj

20:13 - 06/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama s’ka ende kandidat, si po mbahen peng zgjedhjet në Kukës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi ka miratuar ligjin për shtetësinë, ndërsa që opozita ka ngritur pretendime se një ligj që kërkon shumicë të cilësuar prej minimumi 84 votash kaloi me një shumicë të thjeshtë.

Procedura e ndjekur nga Kryetarja e Kuvendit është denoncuar nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili i ka drejtuar një apl Presidentit të Republikës që të mos dekretojë një ligj të miratuar në mënyrë anti-Kushtetuese.

Bylykbashi sqaron se 4 nga 5 propozime që nuk kaluan përmes diskutimit në komisione parlamentare, por u paraqitën nga PS-ja direkt në seancë plenare, janë miratuar me shumicë të thjeshtë votash, ndërsa vetëm një propozim ka marrë 90 vota.

“84 votat i kërkon në leximin e parë, në votimin në parim, i kërkon në leximin e dytë pra në votimin nen për nen. Pra çdo presje në një ligj që Kushtetuta e kërkon me 3/5 duhet të miratohet me minimumi 84 vota. E kam ngritur atë çështje në seance e përsëris sot, ai ligj është antikushtetues”, tha Bylykbashi.

Kushtetuta e Shqipërisë, në kapitullin që flet për procesin ligjvënës, përcakton se ligji për shtetësinë kërkon minimalisht 84 vota dhe si çdo nismë tjetër ligjore, duhet të marrë tri miratime, në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Bylykbashi ngul këmbë se ky detyrim kushtetues nuk është respektuar, gjë që sipas tij përbën edhe një precedent të rrezikshëm parlamentar, nëse do të legjitimohej.

“Cili është rreziku? Nëse i hapim portën kësaj shkelje të paprecedent kushtetuese, ne rrezikojmë që Kodin Zgjedhor kur të sillet këtu, do të ketë nene të Kodit Zgjedhor që do të bëjnë hatanë e që do të miratohen me shumicë të thjeshtë, por jo me 84 vota”, theksoi deputeti demokrat.

Thirrja e tij, deri tani, është injoruar nga drejtuesja e Parlamentit, ndaj Bylykbashi shpreson që pretendimet e tij juridike t’i shqyrtojë zyra e Presidentit të Republikës, i cili jep ose jo pëlqimin e tij për një ligj para se të hyjë në fuqi.

“Është e papranueshme që të lejohet kjo nga ky parlament, por Presidenti i Republikës është i pari dhe e përsëris i bëj thirrje Presidentit të Republikës, atë ligj ta kthejë pas për rishqyrtim në parlament”, tha Bylykbashi.

Afati kushtetues është 20 ditë nga data e dërgimit të nismës në Presidencë, çka do të thotë se kreu i shtetit ka ende disa ditë kohë përpara se sa të flasë me dekret apo me heshtje.

Në rastet kur kontestimet e ligjeve kanë qenë të forta, Presidenti ka zgjedhur rrugën e heshtjes, duke mos krijuar përplasje me mazhorancën, pasi ligjet kanë hyrë në fuqi, por në anën tjetër dhe duke mos u shpallur si “çertifikues” i tyre.

 

 

Etiketa: BegajKryesore1ligjishtetesia

Lajme të lidhura

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
Para
Shqiptarët, të dytët në botë për kthimet e emigrantëve të parregullt

Shqiptarët, të dytët në botë për kthimet e emigrantëve të parregullt

Discussion about this post

TË FUNDIT

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në...

Lexo më shumë
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com