GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Paratë e shkollës në duart e kartelit të drogës, Ilir Xhakolli i jep 600 MLN lekë Besnik Lulajt

13:18 - 07/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Paratë e shkollës në duart e kartelit të drogës, Ilir Xhakolli i jep 600 MLN lekë Besnik Lulajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër shkollë që do të rikonstruktohet në mes të dimrit duke ndërprerë vitin shkollor, sepse kryebashkiaku e ka me nxitim t’i xhirojë lekët mikut të kryeministrit. Godina që shihni më poshtë është shkolla  9-vjeçare “Myredin Bashall” në Lin.  Shkolla është në gjendje të amortizuar për shkak se nuk është vënë kurrë dorë nga shteti. Edhe pse Lini është një fshat turistik dhe ka një numër të konsiderueshëm banorësh, qeveria nuk bën asnjëherë investime, por gjithçka është e bërë nga vetë banorët.

Për rastin e shkollës, në qershorin e vitit 2022, prindërit bën një denoncim në media, ku tregonin se fëmijët e tyre mësonin në kushte te vështira dhe pa ngrohje.

Theksojmë që në atë fshat dimri është shumë i ftohtë. Kaloi vera e vitit 2022, kaluan edhe pushimet e vitit 2023 dhe nuk është bërë asgjë për ndryshimin e gjendjes.

Tani që ka filluar viti i ri shkollor dhe dimri po afron, kryebashkiaku Ilir Xhakolli kujtohet se ka një fond mënjanë për rikonstruksionin e shkollës. Ditën e djeshme ai ka firmosur një tender me objekt “Rehabilitimi i shkolles Myredin Bashalli”, fshati Lin Nj.A. Udënisht, Bashkia Pogradec”. Për këtë punë parashikohen të shpenzohen 600 milionë lekë (me TVSH). Në këtë garë kanë paraqitur oferta 5 firma, të cilat as nuk u morën fare në konsideratë. Xhakolli nuk zhvilloi një garë sipas rregullave të prokurimit, por përjashtoi automatikisht 4 oferta dhe la mbi tryezë vetëm dosjen e kompanisë së paracaktuar për ta fituar tenderin.

Bëhet fjalë për ofertën e firmës “VALONA KONSTRUKSION”, në pronësi të Besnik Lulajt. Ky i fundit e mori si dhuratë këtë tender, ashtu siç merr vazhdimisht fonde të prokuruara nga zyrtarët e korruptuar. Për shkak të këtyre shkeljeve, tenderi ka marrë “Flamur të Kuq” nga monitoruesi Open Data Albania, duke ngritur një tjetër alarm në lidhje me korrupsionin me fondet e shkollave.

 

Fondi për shkollën në duart e bosit të lidhur me kartelin

Kambanat e alarmit duhet të bien më fort nga çdo instancë përgjegjëse kur shohim se në duart e kujt biznesmeni kanë përfunduar këto fonde. Besnik Lulaj, oligarku që përfiton tendera korruptiv nga bashkitë, është pronari i kazinosë “Marina Bay”- Vlorë. Sipas mediave ndërkombëtare, kjo kazino luan rolin e lavatriçes që pastron para të kartelit meksikan “El Chapo”.

Sipas të dhënave të QKB-së, kazino “Entertainment & Gaming Sh.A” figuron në pronësi të Lulajt, por edhe personit të lidhur me kartelin Luftar Ali Hysa. Ky është person i skeduar nga drejtësia e Meksikës dhe Spanjës, si anëtar aktiv i kupolës së kartelit ‘El Chapo’, bashkë me 3 vëllezërit e tij.

Media meksikane “El Universal” ka shkruar me fakte se Pronarët e “Marina Bay” janë të lidhur me Kartelin e Sinaloas. “Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare dhe sipas shkrimit të “El Universal” ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa”, shkruan “El Universal”.

Burimet e inteligjencës të medias meksikane përmendin se ky grup shqiptar ka lidhje edhe me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), i kryesuar nga Michoacan capo Nemesio Oseguera Cervantes, El Mencho.

Edhe para aleancës me Ismael Zambada García, krimi i organizuar shqiptar kishte lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine.

Ndërsa duhet të theksojmë se Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj janë miqtë të mirë edhe me kryeministrin Edi Rama. Madje ky i fundit e ka pritur Hysën në zyrën e tij, por duke fshehur qëllimin e vërtete të vizitës.

Nisur nga këto lidhje të forta politike të Lulajt, mund të kuptojmë se kryebashkiaku i Pogradecit ka qenë nën presion që të shkelë rregullat e prokurimit të kreditojë llogarinë e biznesmenit.

 

Lexo edhe: Shefi i “Marina Bay” merr 1.3 mld lekë për t’i rregulluar vilën Ramës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: besnik lulajilir xhakollilinMarina Bayshkolletender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
“Arsimi falas propagandë”, Xhixho: Një nxënësi në klasë të parë i duhen 60 mijë…

Xhixho kundër tollumbaceve me gaz: Të ndalohet me ligj përdorimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25
“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

19:11 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com