GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kontratat e koncesioneve do të auditohen nga KLSH brenda 2025

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
FMN: Kontratat PPP në Shqipëri, të politizuara dhe pa monitorim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontratat e koncesioneve dhe prokurimeve publike brenda vitit 2025 pritet të auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Qeveria parashikon që auditimi i kontratave të koncesioneve dhe prokurimeve publike të kryhet sipas udhëzuesit për auditimin që pritet të miratohet nga Kontrolli I Lartë i Shtetit brenda vitit 2025.

Angazhimi i qeverisë për kontrollin e kontratave me koncesion dhe tenderëve paraqitet në dokumentin “Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës-Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” që përfshin masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian për procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

Për parandalimin e korrupsionit në sektorin më të cenueshëm siç janë prokurimet, brenda vitit 2024 parashikohet edhe rishikimi i legjislacionit për prokurimin publik për të garantuar një llogaridhënie më të madhe, gjurmueshmëri të zbatimit të kontratës së dhënë dhe përfshirjen e zyrtarëve publikë në abuzime të mundshme.

Prioritet mbetet edhe kryerja e vlerësimit të rrezikut në sektorët vulnerabël dhe miratimi i një plani brenda 2025 për adresimin e rrezikut të integritetit dhe korrupsionit në sektorët e cenueshëm ndaj korrupsionit (prona, shëndetësia arsimi, prokurimet publike dhe PPP-të, taksat dhe doganat).

Disa kontrata koncesionesh të parashikuara të përfundonin këtë vit janë shtyrë nga qeveria.

Kontrata e koncesionit të pullave fiskale që përfundonte me 6 Shkurt 2023 u shty edhe për 2 vite të tjera. Kontrata përfundon më dhjetor 2024. Ndërsa tarifa e re për operatorët e prodhimit dhe importit të mallrave të akcizës u ul 10%. Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale për 10 vjet ishte 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD. Sipërmarrësit vendas paguanin gati rreth 8 herë më shumë në raporti me çmimin mesatar të pullave në Europë.

Këshilli i Ministrave gjithashtu shtyu edhe me një vit koncesionin për markimin e karburanteve, i cili zyrtarisht duhet të kishte përfunduar në datën 1 gusht pavarësisht kundërshtimit që pati nga kompanitë e karburanteve për shkak të mungesës së eficiencës së këtij koncesioni deri tani dhe të mosdhënies së argumenteve pse duhet shtyrë. Kontrata përfundon më mars 2024.

Kontratat e koncesioneve në shëndetësi Check up dhe e Sterilizimit përfundojnë më 2024. Për të dyja këto kontrata nga SPAK kanë nisur hetimet për abuzimet. Hetimet për koncesionin e Check Up nisën më Maj 2022, ndërsa për sterilizimin më Gusht 2023.

Në vitet 2021-2022 SPAK nisën hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit. Në muajin Gusht 2023 nisën hetimet edhe për inceneratorin e Tiranës. Në total për të treja kontratat nga buxheti i shtetit janë paguar 110 milionë euro. /Monitor

 

 

Etiketa: KLSHkoncesione

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 9 Tetor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i...

Lexo më shumë
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com