GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Asambleja Parlamentare e KE-së diskuton sot për tensionet në Kosovë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Asambleja Parlamentare e KE-së diskuton sot për tensionet në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën e rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot pritet të diskutohet për situatën në Kosovë.

Sesioni duhet të diskutojë gjithashtu situatën në Izrael dhe Nagorno-Karabakh.

Seanca e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbahet pas orës 16:00.

Më 24 shtator, një grup terroristësh sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Më pas, grupi i terroristëve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë.

Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre terroristë.

Kosova ka fajësuar për këtë sulm terrorist Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar,  ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Kosova ka publikuar dëshmi për përfshirjen e Radoiçiçit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator.

Pas sulmit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar rolin e Serbisë në sulmin në Banjskë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, teksa u kanë bërë thirrje palëve që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Në BE po ashtu disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.

Etiketa: ASAMBLEKosovetensione

Lajme të lidhura

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Breaking Views

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd
Kosovë & Rajon

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Para
GJKKO konfiskon pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

GJKKO konfiskon pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë
Aktualitet

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

11:50 - 03/06/26

Ish-presidenti i vendit Ilir Meta është liruar sërish nga qelia sot më 3 qershor, teksa pret ngushëllime për babanë e...

Lexo më shumë
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

11:36 - 03/06/26
Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

11:17 - 03/06/26
Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait,  takohet edhe me Sali Berishën

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën

11:08 - 03/06/26
SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

10:48 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetmatbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş