Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Vlorë, ndërsa shkak u bë një bombul gazi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri në Vlorë. Sipas raportimeve, si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë vënë flakët nën kontroll.
Sipas informacioneve paraprake i zoti i shtëpisë po izolonte tarracën e shtëpisë dy katëshe në momentin që ndodhi ngjarja.
Discussion about this post