GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kapën në shtëpi kanabisi, dënohen me burg 5 shqiptarët (Emrat + FOTO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U kapën në shtëpi kanabisi, dënohen me burg 5 shqiptarët (Emrat + FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bandë emigrantësh shqiptarë – disa prej të cilëve mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla – janë burgosur pasi u kapën pas një bastisjeje në një fermë kanabisi në një fshat në Norfolk.

Një dron policie u përdor për të ndihmuar në kapjen e pesë burrave pasi ata ia mbathën kur oficerët hynë në objek, në ish thertoren Norfolk Meats, në Banham.

Gjykata e Norwich Crown dëgjoi pesë burra Hysen Kodra, 33 vjeç, Kristjan Pergjeci, 23 vjeç, Aldito Drobaj, 22 vjeç, Emirjan Gatali, 29 vjeç dhe Bledar Troka, 34 vjeç, që punonin si ‘kopshtarë’ të kanabisit, të cilën prokurorët thanë se ishte në gjendje të prodhonte “sasi industriale për shitje komerciale”.

Ndërtesa ishte ndarë në tre zona të mëdha kultivimi, ku ishin instaluar edhe pajisje për rritje, si ndriçimi për të ushqyer bimët.

Gjithsej policia sekuestroi 455 bimë që mendohet se mund të prodhonin nga 13 deri në 34 kilogramë kanabis.

Prokurori tha se të pesë të pandehurit ishin shtetas shqiptarë me bazë në Londër, të cilët ndodheshin në MB pa leje.

Ata të gjithë u paraqitën për dënim në Norwich pasi më parë kishin pranuar akuzat.

Gjykatësja Alice Robinson tha se ishte një operacion “i sofistikuar” i rritjes së kanabisit në “shkallë të gjerë” i aftë për të prodhuar “sasi të konsiderueshme për përdorim komercial”.

Duke i dënuar secilin me 22 muaj burg, ajo pranoi se të gjithë kishin luajtur një rol më të vogël si pjesë e operacionit.

Mbërritjet me varkë të vegjël

Lori Tucker, avokate e Kodrës, tha se ai “krijoi një borxh” ndaj bandave të trafikimit pasi mbërriti në këtë vend me një varkë të vogël dhe duhej të shlyente borxhin.  Ajo tha se ai “e di se ishte gabim dhe nuk duhet të kishte bërë atë që bëri”.

Danielle O’Donovan, avokati për Trokën, tha se edhe ai ishte një i ri “i pambrojtur” i cili u “shfrytëzua” si rezultat i dëshirës për një jete më të mirë për familjen e tij që kishte mbërritur nga përtej kanalit me një “gomone të vogël”.

Ajo tha se shkalla e operacionit ishte “përtej të kuptuarit dhe përgjegjësisë” të të pandehurit.

Juliet Donovan, avokate për Gatalin dhe Pergjecin, tha se Gatali kishte ardhur në këtë vend për të fituar para dhe e gjeti veten në një situatë ku ishte një kopshtar për të cilin ajo këmbënguli se kishte një rol më të vogël.

Ndërsa për Pergjecin, i cili ishte me karakter të mirë, ajo tha se ai u “kap” pasi i thanë se do të punësohej në ndërtim, gjë që rezultoi se nuk ishte kështu.

AndrewOliver, avokat për Drobajn, tha se ishte “e pashmangshme” që klienti i tij të merrte një dënim të menjëhershëm me burg, duke shtuar se ai kishte pranuar fajin që në fillim.

 

 

Etiketa: BritanidrogeKryesore1shqiptaret

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
Në prag të protestës, zbulohet mesazhi i Bardhit drejtuar zyrtarëve të PD

Ironia e Bardhit me Bashën: I duket sikur kontrollon gjysmën e Botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com